-
E martë 20 Qershor, 2023 15:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon seanca e paraqitjes së provave/fillon konferenca për ecurinë e çështjes
Pas dëshmisë së dëshmitarit të 11-të të ZPS-së, seanca e sotme e paraqitjes së provave në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Siç është propozuar nga Trupi Gjykues, është duke u zhvilluar një konferencë për ecurinë e çështjes për të diskutuar në lidhje me hapat për të siguruar që procedurat të jenë publike në një shkallë më të lartë (çështje e cila është përmendur gjatë seancës më 17 maj).
-
E martë 20 Qershor, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W03811 vazhdon dëshminë
Dëshmitari i 11-të i ZPS-së është duke vazhduar dëshminë përmes videolidhjes dhe është duke u marrë në pyetje nga ZPS-ja.
-
E hënë 19 Qershor, 2023 16:15
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W03540, Prokuroria ka ftuar dëshmitarin e 11-të në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari i mbrojtur W03811 është duke dëshmuar përmes videolidhjes.
-
E hënë 19 Qershor, 2023 12:00
Share this page
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Trupi Gjykues i shqetësuar me kohën e shpenzuar deri më tani në gjykim
Gjatë seancës së sotme (19 qershor), Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët, duke pasur parasysh datën e synuar për përfundimin e çështjes së ZPS-së (prill 2025), shprehu shqetësimin e tij lidhur me ritmin aktual të dhënies së dëshmive në gjykatë. Duke marrë parasysh se janë shpenzuar rreth 120 orë për dëshmitë e vetëm 10 dëshmitarëve, Trupi Gjykues ua kujtoi palëve se është e panevojshme që dëshmitarët të merren gjerësisht në pyetje për çështje të cilat janë të padiskutueshme. Mbi këtë bazë, Trupi Gjykues shprehu besimin e tij se ZPS-ja mund të zvogëlojë në mënyrë të konsiderueshme kohën e nevojshme për marrjen në pyetje, ndërkohë që Mbrojtja u urdhërua të rivlerësojë kohën që kanë paraparë për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm.
-
E hënë 19 Qershor, 2023 10:15
Share this page
Dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve
Dëshmitari i dhjetë i Prokurorisë në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur W03540, i cili po dëshmon me pamje të ndryshuar.
-
E premte 16 Qershor, 2023 14:15
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Shalës për këtë javë/kalendari për hapat e ardhshëm procedural
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të tetë të Prokurorisë, gjykimi kundër Pjetër Shalës përfundoi për këtë javë dhe do të rinis më 26 qershor në orën 09:30. Në fund të seancës së sotme, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër gojor sipas të cilit, mes të tjerash, 6 korriku 2023 është data e synuar për mbylljen e çështjes së ZPS-së. Varësisht nga rezultati i mocionit të Mbrojtjes, në bazë të Rregullës 130 (për rrëzimin e akuzave), në qoftë se kanë, 21 ose 22 gushti janë datat e caktuara për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të viktimave, në qoftë se kanë, ndjekur nga Konferenca përgatitore e Mbrojtjes (gjatë së njëjtës javë). Trupi Gjykues caktoi 18 shtatorin 2023 si datë provizore për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes, në qoftë se kanë.
-
E premte 16 Qershor, 2023 10:30
Share this page
Gjykimi i Shalës: dëshmon dëshmitari i ri i Prokurorisë
Dëshmitari i tetë i Prokurorisë në gjykimin e Shalës është dëshmitari ekspert Zbyněk Dolejši, ekspert për identifikimin e ADN-së, nga Praga, Republika Çeke.
-
E enjte 15 Qershor, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 15 qershor 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 15 Qershor, 2023 11:15
Share this page
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 19 qershor
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të nëntë të ZPS-së, gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për këtë javë dhe do të rinis të hënën, më 19 qershor, në orën 09:00.
-
E enjte 15 Qershor, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari W01602 vazhdon dëshminë
Dëshmitari i nëntë i ZPS-së vazhdon dëshminë.