• E enjte 26 Janar, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 26 janar 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E mërkurë 25 Janar, 2023 15:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 26 janar

    Të enjten, më 26 janar në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 25 Janar, 2023 14:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Trupi Gjykues vendos lidhur me kryerjen e procedurave

    Më 25 janar, Trupi Gjykues II nxori ​​udhëzimet e tij lidhur me paraqitjen e provave dhe kryerjen e procedurave në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili është paraparë të nis më 1 mars 2023. Vendimi, me udhëzimet për praninë në gjykatë, urdhrin për marrjen në pyetje dhe/ose caktimin e radhës së paraqitjes së dëshmitarëve, pjesëmarrjen e viktimave dhe çështje të tjera, është i disponueshëm këtu.

  • E enjte 19 Janar, 2023 15:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 19 janar 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 19 Janar, 2023 14:00

    Thaҫi dhe të tjerët: Ndryshon data e Konferencës përgatitore e Prokurorit të Specializuar dhe caktohet 15 shkurti

    Sot, më 19 janar, Trupi Gjykues II, pas konsultimeve të mëtejshme me palët dhe pjesëmarrësit, ndryshoi urdhrin e tij të mëparshëm (gojor) dhe caktoi Konferencën përgatitore të Prokurorit të Specializuar në ҫështjen Thaҫi dhe të tjerët, më 15 shkurt 2023, në orën 09:30. Këtu mund ta gjeni urdhrin.

  • E mërkurë 18 Janar, 2023 17:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 19 janar

    Të enjten, më 19 janar në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 18 Janar, 2023 15:45

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: përfundon seanca e sotme/gjykimi fillon më 1 mars

    Ju noftojmë se ka përfunduar konferenca e sotme përgatitore për gjykimin në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Trupi Gjykues II nxori një numër vendimesh gojore që urdhërojnë, mes tjerash, përveç rrethanave të jashtëzakonshme gjatë javëve në vijim, se gjykimi në këtë çështje do të fillojë më 1 mars 2023, paraprirë nga konferenca përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 17 shkurt. Në mesin e vendimeve gojore që kanë të bëjnë me afate të ndryshme, Trupi Gjykues e caktoi edhe afatin lidhur me kërkesat për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në procedura – Zyra Administrative urdhërohet që çdo kërkesë të tillë ta dorëzojë deri më 15 shkurt 2023 në ora 16:00.

  • E hënë 16 Janar, 2023 17:30

    Çështja Gucati dhe Haradinaj: Aktgjykimi i apelit shpallet më 2 shkurt

    Sot, më 16 janar 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit e caktoi shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për datën 2 shkurt 2023, në ora 14:00. Këtu mund ta gjeni urdhrin për caktimin e datës.

    Image
  • E premte 13 Janar, 2023 09:45

    Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të mbahet më 18 janar

    Siç ishte paralajmëruar gjatë konferencës së fundit për ecurinë e çështjes, Trupi Gjykues II ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit më 18 janar në ora 09:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.