• E enjte 12 Janar, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 12 janar 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E mërkurë 11 Janar, 2023 15:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 12 janar

    Të enjten, më 12 janar në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E hënë 9 Janar, 2023 17:15

    Çështja Mustafa: zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për apel

    Më 9 janar 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht mocionin e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimit të tyre për apel kundër aktgjykimit. Paneli e autorizoi Mbrojtjen dhe ZPS-në që të dorëzojnë njoftimet e tyre për apel, në qoftë se kanë, më së largu deri më 3 shkurt 2023. Më shumë hollësi në vendimin.

  • E hënë 19 Dhjetor, 2022 08:45

    Pushimi dimëror i gjykatës zgjat deri më 6 janar 2023

    Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi dimëror në DHSK fillon të hënën, më 19 dhjetor 2022, dhe përfundon më 6 janar 2023. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca gjyqësore dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi.

  • E premte 16 Dhjetor, 2022 15:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 16 dhjetor 2022: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Zëdhënësit e DHSK-së, Angela Griep dhe Michael Doyle

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E premte 16 Dhjetor, 2022 14:30

    Thaçi dhe të tjerët: përfundon konferenca për ecurinë e çështjes/konf. përgatitore do të mbahet më 18 janar

    Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, Trupi Gjykues II njoftoi synimin e tij për ta caktuar më 1 mars 2023 seancën për deklaratat hyrëse në këtë çështje. Trupi Gjykues më tej theksoi se, për të arritur këtë datë të synua, Konferenca përgatitore për gjykimin do të mbahet më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca përgatitore e ZPS-së, në fillim të shkurtit. Vendimet përkatëse lidhur me këtë do të pasojnë në kohën e duhur.

  • E premte 16 Dhjetor, 2022 12:15

    Videoincizimi i aktgjykimit të Mustafës në dispozicion në Youtube

    Videoincizimi i aktgjykimit në çështjen Mustafa tani është në dispozicion në kanalin Youtube. Klikoni këtu për të shikuar videoncizimin në shqip.

  • E premte 16 Dhjetor, 2022 11:00

    Aktgjykimi i Trupit Gjykues në çështjen Mustafa

    Sot më  16 dhjetor 2022, Trupi Gjykues I shqiptoi aktgjykimin në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës. Trupi Gjykues e shpalli z. Mustafa fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
  • E premte 16 Dhjetor, 2022 08:00

    Çështja Mustafa: Shpallja e aktgjykimit do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i shpalljes së aktgjykimit në çështjen kundër Salih Mustafës, i planifikuar për sot paradite në orën 09:00, do të transmetohet me vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

    Image
  • E enjte 15 Dhjetor, 2022 21:45

    Thaçi dhe të tjerët: dosja e çështjes i kalohet trupit gjykues/Konferenca për ecurinë e çështjes më 16 dhjetor

    Pas kalimit të dosjes së çështjes nga gjykatësi i procedurës paraprake, Trupi Gjykues II caktoi një konferencë për ecurinë e çështjes gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, më 16 dhjetor, në orën 10:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.

    Image