-
E mërkurë 8 Qershor, 2022 16:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 9 qershor
Të enjten, më 9 qershor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E enjte 2 Qershor, 2022 09:00
Share this page
Çështja Mustafa: caktohet një ekspert financiar lidhur me dëmet e viktimave
Më 1 qershor 2022, Trupi Gjykues I miratoi kërkesën e avokatit të viktimave dhe caktoi z. Stefan Lerz nga Nederlands Rekencentrum Letselschade me mandat për të llogaritur dëmet materiale dhe humbjet ekonomike të viktimave të drejtpërdrejta të pretenduara në çështjen Mustafa. Z. Lerz do të dorëzojë raportin e tij deri më 23 qershor 2022. Më shumë detaje në vendim.
-
E mërkurë 1 Qershor, 2022 16:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 2 qershor
Të enjten, më 2 qershor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 1 Qershor, 2022 16:00
Share this page
Gjykimi në çështjen Mustafa shtyhet deri në një njoftim të mëtejshëm
Seanca e sotme në çështjen Mustafa përfundoi ndërsa seanca e planifikuar për nesër, më 2 qershor (si ditë rezervë) u anulua. Gjykimi u shtye deri në një njoftim të mëtejshëm.
-
E mërkurë 1 Qershor, 2022 12:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Kundërdëshmia e dëshmitarit të ZPS-së (në seancë private)
Sipas urdhrit të Trupit Gjykues, të datës 27 maj, një dëshmitar i ZPS-së është duke dhënë kundërdëshminë e tij në gjykimin ndaj Mustafës. Bazuar në informacionet e ofruara nga Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve dhe pasi vlerësoi se është në interes të drejtësisë që të sigurojë që dëshmitari të mund të japë lirisht dëshminë e tij, Trupi Gjykues, në urdhrin e sotëm gojor, e pranoi kërkesën e ZPS-së për të vazhduar me dëshminë e këtij dëshmitari në seancë private.
-
E mërkurë 1 Qershor, 2022 11:00
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Rikthehet transmetimi i drejtpërdrejtë
Transmetimi i drejtpërdrejtë është duke funksionuar përsëri. Ju informojmë se, për shkak të vështirësive të mëhershme teknike, një pjesë e shkurtë e seancës dëgjimore nuk ishte e disponueshme në transmetimin e gjykimit ndaj Mustafës. Dhomat e Specializuara të Kosovës do t'a vënë në dispozicion të mediave dhe të publikut, sa më shpejt të jetë e mundur, regjistrimin e plotë publik duke përfshirë pjesën e cila nuk ishte e disponueshme gjatë transmetimit.
-
E mërkurë 1 Qershor, 2022 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Probleme teknike me transmetimin
Ju informojmë se kemi disa probleme teknike që kanë të bëjnë me transmetimin me vonesë, për shkak të të cilave transmetimi i drejtpërdrejt në internet nuk është i disponueshëm për momentin. Jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur.
-
E hënë 30 May, 2022 10:45
Share this page
Trupi Gjykues I miraton kërkesën e ZPS-së për kundërdëshminë e një dëshmitari
Të premten, Trupi Gjykues I miratoi kërkesën e ZPS-së për të dëgjuar kundërdëshminë e një dëshmitari dhe caktoi të mërkurën 1 qershor si datë në të cilën do të paraqitet dëshmitari. Vendimi i Trupit Gjykues mund të gjendet këtu.
-
E enjte 26 May, 2022 16:00
Share this page
Përfundoi paraqitja e provave nga ekipi i Mbrojtjes së Mustafës
Më 26 maj 2022, Mbrojtja e Salih Mustafës njoftoi për mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave prej tyre. Njoftimi gjendet këtu.
-
E enjte 26 May, 2022 08:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 26 maj
Të enjten, më 26 maj në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.