• E mërkurë 23 Mars, 2022 10:45

    Refuzohen apelet e Thaçit dhe Veselit lidhur me propozimin për ndryshimin e aktakuzës

    Më 22 mars 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzoi apelet e Thaçit dhe Veselit, të dorëzuara më 21 shkurt 2022, kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, të datës 23 dhjetor 2021, me të cilin e lejoi  ZPS-në që të ndryshojë pjesërisht aktakuzën në këtë çështje. Vendimi i Gjykatës së Apelit gjendet në dokumentacionin gjyqësor publik.

  • E martë 22 Mars, 2022 13:00

    Mbrojtja e Mustafës përfundon deklaratën e saj hyrëse

    Mbrojtja e Salih Mustafës e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi do të vazhdojë nesër, më 23 mars, me dëshminë e dëshmitarit të parë të Mbrojtjes.

  • E hënë 21 Mars, 2022 13:00

    Mustafa: Shtyhet seanca/Trupi Gjykues nxjerr urdhrin gojor lidhur me vlerësimin e gjendjes shëndetësore të viktimave

    Sipas parashtrimit të mbrojtëses së viktimës, Trupi Gjykues në gjykimin ndaj Mustafës, përmes urdhrit  të sotëm gojor, vendosi të rishqyrtojë urdhrin e tij të mëparshëm të datës 9 mars 2022 që ngarkonte Institutin e Mjekësisë Ligjore të Holandës për të bërë vlerësimin e gjendjes shëndetësore të tre viktimave në këtë  çështje. Trupi Gjykues vendosi të ngarkojë Institutin Holandez për të Drejtat e Njeriut dhe Ekzaminimin Mjekësor (“Instituut voor Mensenrechten en Medisch Onderzoek”- IMMO) që të kryej vlerësimin e gjendjes shëndetësore të lartpërmendur në vend të Institutit Holandez për Psikiatrinë dhe Psikologjinë Ligjore (“Nederlands voor Instituut Forensische Psychiatrie en Psychologie” – NIFP), i cili ishte ngarkuar më herët që ta bëjë këtë. Fushëveprimi dhe afati i raportit mbeten të pandryshuara. Seanca e sotme ka përfunduar dhe gjykimi do të rifillojë nesër, më 22 mars, në orën 09:30, me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes.

  • E hënë 21 Mars, 2022 12:00

    Gjykimi ndaj Mustafës: Mbrojtësja e viktimave/viktima 05 i drejtohen Trupit Gjykues

    Mbrojtësja e viktimave është duke i paraqitur parashtrimet e veta në gjykimin ndaj Mustafës. Pastaj, viktima 05 do të shpreh mendimet dhe shqetësimet e veta para Trupit Gjykues (kryesisht në seancë të mbyllur për publikun).

  • E enjte 17 Mars, 2022 16:15

    Gucati dhe Haradinaj: përfundojnë deklaratat përmbyllëse

    ZPS-ja paraqiti parashtrimet e veta lidhur me vendimin e dënimit të Gucatit dhe Haradinajt me anë të së cilave kërkonte shpalljen e fajësisë për të gjitha akuzat e ngritura ndërsa Mbrojtja kërkoi vendimin e pafajësisë  për të dy të akuzuarit, të cilët po ashtu iu drejtuan Trupit Gjykues sot. Deklaratat përmbyllëse për këtë çështje gjyqësore përfunduan, çka shënon dhe fundin e këtij gjykimi. Trupi Gjykues do të shpallë aktgjykimin përkatës në kohën e duhur. Seanca e planifikuar për nesër, 18 mars, anulohet.

  • E enjte 17 Mars, 2022 10:45

    Gucati&Haradinaj: Trupi Gjykues pranon prova shtesë lidhur me përcaktimin e dënimit

    Trupi Gjykues në çështjen Gucati&Haradinaj rifilloi procesin gjyqësor me qëllim pranimin e disa deklaratave të caktuara të dorëzuara nga Mbrojtja. Këto deklarata janë disa dëshmi dëshmitarësh që Trupi Gjykues vendosi t’i pranojë në bazë të rregullës 153 të Rregullores me qëllimin e vetëm të përcaktimit të dënimit, në rast se Trupi Gjykues do të vendosë për shpallje të fajësisë lidhur me ndonjë nga akuzat e paraqitura në Aktakuzë.

  • E mërkurë 16 Mars, 2022 14:15

    Informimi javor i DHSK-së për median më 17 mars

    Të enjten, më 17 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image