• E hënë 16 Dhjetor, 2024 15:45

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: 1 viktimë tjetër pranohet për të marrë pjesë në proces gjyqësor

    Më 16 dhjetor 2024, Trupi Gjykues II nxori vendimin më të fundit mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Një parashtrues i kërkesës që u pranua si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor do t’i shtohet grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje dhe do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës i viktimave. Në vendimin e tij Trupi Gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por, meqenëse ekziston një arsye e vlefshme, e pranoi këtë kërkesë edhe pse ishte dorëzuar pas afatit të paraparë.

    Bashkë me të, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 154. Më shumë detaje në versionin e redaktuar publik të vendimit.

  • E enjte 12 Dhjetor, 2024 10:15

    Informimi javor për median më 12 dhjetor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 12 dhjetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

     

  • E mërkurë 11 Dhjetor, 2024 17:15

    Caktohet Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesat e ZPS-së dhe të Mbrojtjes lidhur me dënimin e ri të Mustafës

    10 dhe 11 dhjetor 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të shqyrtuar kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë të dorëzuara nga Salih Mustafa dhe ZPS-ja.

    Paneli i njëjtë, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen do të vendosë lidhur me këto kërkesa të cilat e kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit, më 10 shtator të këtij viti, që shqiptoi një dënim të ri prej 15 vitesh burgim ndaj Mustafës.

  • E martë 10 Dhjetor, 2024 17:45

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë) më 17 dhjetor

    Siç ishte përmendur gjatë paraqitjeve të para, Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit është paraparë të mbahet të martën, më 17 dhjetor 2024, në ora 14:00.

    urdhrin e caktimit, Gjykatësja Masselot, mes të tjerash, ftoi Thaçin dhe Smakajn që gjatë kësaj seance të vetëdeklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë. Nëse të akuzuarit vendosin që të mos vetëdeklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre më 17 dhjetor, Gjykatësja Masselot ka treguar synimin e saj për të kërkuar që vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre të përfshihet në dosjen e çështjes deri më 7 janar 2025. Nëse vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve nuk përfshihet në dosjen e çështjes deri në datën e lartcekur, Gjykatësja e procedurës paraprake, në përputhje me rregullën 95 të Rregullores, do të bëjë deklarimin në emër të tyre se janë të pafajshëm.

  • E martë 10 Dhjetor, 2024 16:30

    Çështja Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Videot e paraqitjeve të para të disponueshme në Youtube

    Ju informojmë se videot e të gjitha paraqitjeve të para në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, më 8 dhe 9 dhjetor, janë të disponueshme në të tri gjuhët në kanalin tonë në Youtube.

  • E hënë 9 Dhjetor, 2024 15:30

    Isni Kilaj u vetëdeklarua i pafajshëm

    Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatëses së procedurës paraprake Masselot këtë pasdite, Isni Kilaj u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjatë seancës, gjykatësja Masselot shqiptoi një urdhër gojor duke konfirmuar se i akuzuari do të qëndrojë në paraburgim.

     

  • E hënë 9 Dhjetor, 2024 10:30

    Hajredin Kuçi u vetëdeklarua i pafajshëm

    Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatësit të procedurës paraprake Masselot, Hajredin Kuçi u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

     

  • E hënë 9 Dhjetor, 2024 09:00

    Dy paraqitjet e para sot do të transmetohen me një vonesë prej 10 minutash

    Paraqitja e parë e Hajredin Kuqit dhe Ismet Kilajt do të mbahet sot në orën 10:00 respektivisht në orën 13:00. Transmetimi i seancave do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

  • E djelë 8 Dhjetor, 2024 14:45

    Paraqitja fillestare e fundit sot: Fazliu u vetëdeklarua i pafajshëm

    Në paraqitjen fillestare të fundit para Gjykatëses të procedurës paraprake Masselot, Fadil Fazliu u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    Gjatë çdo seance sot, Gjykatësja Masselot lëshoi ​​urdhra gojore duke konfirmuar se të tre të akuzuarit do të qëndrojnë në paraburgim.

    Paraqitjet e para të dy të akuzuarve të mbetur, Hajredin Kuçit dhe Isni Kilajt, do të bëhen nesër, më 9 dhjetor.