-
E premte 29 Nëntor, 2024 14:30
Share this page
Informimi javor për median më 29 nëntor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E premte 29 Nëntor, 2024 13:00
Share this page
-
E premte 29 Nëntor, 2024 10:00
Share this page
P. Shala: Shqiptimi i Urdhrit për Zhdëmtim në 11:00 (në faqe të internetit në 11:10)
Transmetimi i drejtpërdrejt i shqiptimit të Urdhrit për Zhdëmtim në çështjen gjyqësore Pjetër Shala, i caktuar për orën 11:00 sot paradite, do të transmetohet me vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.
-
E enjte 28 Nëntor, 2024 17:15
Share this page
Seancat në gjykimin Thaçi dhe të tjerët përfundojnë këtë javë/rifillojnë më 2 dhjetor
Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët mbylli seancën për sot dhe për javën. Seancat rifillojnë të hënën, më 2 dhjetor, në orën 9:00 të mëngjesit, kur pritet të vazhdojë dëshmia e dëshmitarit të 109-të.
-
E enjte 28 Nëntor, 2024 12:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Dëshmitari i radhës në sallë të gjyqit (i 109-ti deri më sot)
Sokol Bashota është dëshmitari i radhës i ZPS-së, i cili pritet të japë dëshmi gjatë ditëve në vijim.
Në bazë të rregullës 151(2), Trupi Gjykues njoftoi në sallë të gjyqit se ai vendosi ta detyronte dëshmitarin të jepte dëshmi për shkak të, ndër të tjera, rëndësisë dhe dëshmisë unike, dhe për shkak se mundësia për vetinkriminim ishte e kufizuar. Sipas rregullës së njëjtë, pararafit 3, Trupi Gjykues e siguroi dëshmitarin se dëshmia do të jepet in camera, përveç nëse dëshmitari kërkon ndryshe, dhe nuk do të përdoret kundër tij në asnjë procedim penal të mëvonshëm para DHSK-së, përveç në bazë të nenit 15 (2) të Ligjit dhe rregullës 65 të Rregullores.
Pas konsultimit me mbrojtësin kujdestar të tij, dëshmitari bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.
-
E enjte 28 Nëntor, 2024 11:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 108-të në sallë të gjyqit
Pas përfundimit të dhënies së dëshmisë nga Halil Qadraku, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës sot paradite. Ky është dëshmitari W04820 i mbrojtur.
-
E enjte 28 Nëntor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e katërt e dëshmisë së dëshmitarit Qadraku
Pas pyetjeve të djeshme nga Trupi Gjykues, dëshmitari Halil Qadraku rifillon dhënien e dëshmisë sot në mëngjes me pyetje të tjera nga palët.
-
E mërkurë 27 Nëntor, 2024 16:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për shtypin të premten, 29 nëntor
Informimi javor për shtypin do të mbahet të premten, 29 nëntor në orën 14:30. Inkurajohen të marrin pjesë gazetarët që kanë pyetje në lidhje me Urdhrin për Zhdëmtim që do të shqiptohet më herët atë ditë.
-
E mërkurë 27 Nëntor, 2024 11:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: pushimi i parë do të zgjasë më shumë se sa u paralajmërua
Ju informojmë se pushimi aktual (që filloi në orën 09:40 në transmetim të drejtpërdrejt ose në orën 10:25 në transmetim në faqen e internetit) do të zgjasë më shumë se sa u paralajmërua. Gjykimi pritet të vazhdojë në 10:40 (ose në 11:25 në transmetim në faqen e internetit).
-
E mërkurë 27 Nëntor, 2024 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët. Dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Qadraku
Dëshmitari Halil Qadraku rifillon dhënien e dëshmisë sot në mëngjes. Pas pyetjeve nga ZPS-ja dhe tre ekipe të Mbrojtjes, ZPS-ja po i bën pyetje shtetsë dëshmitarit.