• E enjte 10 Shtator, 2026 10:32

    Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisës): ZPS-ja fillon paraqitjen e deklaratës përmbyllëse

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka filluar paraqitjen e deklaratës përmbyllëse të saj në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit. Sipas urdhrit për caktimin e datës, ZPS-ja ka tri orë për parashtimet e saj, e më pas vijojnë pesë ekipet e Mbrojtjes. 

  • E enjte 10 Shtator, 2026 08:26

    Thaçi dhe të tjerët (vepra kundër administrimit të drejtësisë): Sot në mëngjes fillojnë deklaratat përmbyllëse

    Për kujtesë, deklaratat përmbyllëse në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut and Kuçit do të fillojnë sot në mëngjes, në orën 9:30. Ashtu si në rastet e tjera, seanca do të transmetohet me 45 minuta vonesë. Klikoni këtu për ta përcjellë transmetimin në gjuhën shqipe.

  • E hënë 7 Shtator, 2026 16:50

    Thaçi dhe të tjerët (administrimi I drejtësisë): Caktohet rendi i ditës për deklaratat përmbyllëse

    Më 7 shtator 2026, Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me Gjykimin e Çështjes lëshoi urdhrin në të cilin paraqet rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët në lidhje me akuzat kundër administrimit të drejtësisë, që ishin planifikuar më herët të mbaheshin më 10, 11 dhe 14 shtator. Në urdhër i jepen  tri orë ZPS-së dhe nga 45 minuta deri në dy orë ekipeve të Mbrojtjes për fjalën e tyre përmbyllëse. Seancat do të fillojnë në orën 09:30 dhe mund të vazhdojnë deri në orën 17:15.

  • E mërkurë 19 Gusht, 2026 16:45

    Informimi javor për median më 20 gusht 2026

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 20 gusht 2026, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Press Briefing, 20/08/2026
  • E martë 11 Gusht, 2026 10:36

    Thaçi dhe të tjerët: vazhdohet paraburgimi i Hashim Thaçit (gusht 2026)

    Në vendimin e fundit për rishikimin e paraburgimit të datës 10 gusht 2026, Trupi Gjykues në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i akuzuari të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera.

    Mbani parasysh se ky është vendim tjetër nga vendimi për rishikimin e paraburgimit që u lëshua më 31 korrik 2026 në ҫështjen gjyqësore mbi administrimin e drejtësisë, për të cilin informuam javën e shkuar.

  • E hënë 10 Gusht, 2026 13:40

    H. Shala: Refuzohet kërkesa për rishikimin e vendimit në lidhje me udhëtimin

    Më 29 korrik 2026, Kryetare Trendafilova refuzoi kërkesën e Haxhi Shalës për rishikimin e vendimit të saj të mëhershëm në të cilin atij iu refuzua leja për një udhëtim në Shqipëri për një pushim të shkurtër gjatë kohës së kryerjes së pjesës së mbetur të dënimit me kushte të vendosura për lirimin e tij në Kosovë.

    Kryetarja konstatoi se Shala nuk kishte treguar rrethana të posaҫme që do të përligjnin rishikim ose një gabim të qartë ligjor apo arsyetim të gabuar. Ajo përsëriti se pushimi nuk përbën arsye mjaftueshmërisht bindëse që ai të largohet nga Kosova gjatë kryerjes së dënimit dhe i kujtoi  Shalës që të respektojë të gjitha kushtet e lirimit.

    se.

  • E hënë 10 Gusht, 2026 12:00

    Ҫështja Thaҫi dhe të tjerët: Vendim i ri në lidhje me pjesëmarrjen e viktimave (korrik 2026)

    Më 29 korrik 2026, Trupi Gjykues në Thaҫi dhe të tjerët miratoi kërkesën e Mbrojtjes së Viktimave për të lejuar një të afërm të ngushtë të një viktime të vdekur, për të marrë pjesë sërish në këtë proces.
    Si rezultat, numri I gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë ҫështje mbetet 156.