• E hënë 18 Dhjetor, 2023 09:00

    Pushimi dimëror i gjykatës zgjat deri më 5 janar 2024

    Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi dimëror në DHSK fillon të hënën, më 18 dhjetor 2023, dhe përfundon më 5 janar 2024. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca gjyqësore dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi.

    Image
  • E premte 15 Dhjetor, 2023 17:30

    Çështja Haxhi Shala: Videoincizimi i paraqitjes së mëtejshme në Youtube

    Ju informojmë se videoincizimi i Konferencës për ecurinë e çështjes/paraqitjes së mëtejshme, e cila u zhvillua sot, më 15 dhjetor, në çështjen Haxhi Shala, është i disponueshëm në të tri gjuhët në kanalin tonë në Youtube.

  • E premte 15 Dhjetor, 2023 11:30

    Haxhi Shala vetëdeklarohet i pafajshëm lidhur me të gjitha akuzat

    Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes, Haxhi Shala kërkoi që të vetëdeklarohet lidhur me fajësinë apo pafajësinë e tij. Gjykatësi i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën. I akuzuari  u vetëdeklarua i pafajshëm për të tri pikat e aktakuzës kundër tij.

  • E enjte 14 Dhjetor, 2023 17:15

    Mustafa: Videoincizimi i aktgjykimit të apelit në Youtube

    Ju informojmë se videoincizimi i aktgjykimit të apelit në çështjen Mustafa është i disponueshëm në kanalin Youtube. Klikoni këtu për të shikuar videoncizimin në shqip.

  • E enjte 14 Dhjetor, 2023 14:45

    Çështjet gjyqësore të Januzit dhe Bahtijarit dhe të Haxhi Shalës: Aktakuza e përbashkët do të paraqitet në janar

    Sot, gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore të Januzit dhe Bahtijarit, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Nikola Giju urdhëroi Prokurorinë që të dorëzojë aktakuzën e përbashkët të propozuar prej saj deri më 12 janar 2024, në orën 16:00. Kjo ka të bëjë me kërkesën e fundit të paraqitur nga ZPS-ja më 13 dhjetor për bashkimin e çështjeve gjyqësore kundër Januzit dhe Bahtijarit dhe kundër Haxhi Shalës në një gjykim të vetëm.

  • E enjte 14 Dhjetor, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 14 dhjetor 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 14 Dhjetor, 2023 11:15

    Aktgjykimi i apelit në çështjen Mustafa

    Më 14 dhjetor 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi tetë pika të paraqitura nga Mustafa që kundërshtonin Aktgjykimin e Trupit Gjykues, ndërsa miratoi pjesërisht kundërshtimin e tij ndaj dënimit me 26 vjet burgim nga Trupi Gjykues për tri pikat e Aktakuzës që ishte shpallur fajtor.  Paneli i Apelit zvogëloi dënimin e njësuar të Mustafës nga 26 në 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

    Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
  • E enjte 14 Dhjetor, 2023 08:30

    Çështja Mustafa: Shpallja e aktgjykimit të apelit do të transmetohet me vonesë

    Shpallja e aktgjykimit në çështjen Salih Mustafa, e planifikuar për sot paradite në orën 09:30, do të transmetohet me vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

    Image