Çështja "Salih Mustafa" – Salih Mustafa, i akuzuar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

Salih Mustafa ishte komandant i njësitit gueril BIA i cili operonte brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’).

HISTORIKU I AKTAKUZËS

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i fundit u bë publik më 28 shtator 2020.

PËRMBLEDHJE E AKUZAVE

Aktakuza e ngarkon Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës. Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së paten të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash. Qëllimi i përbashkët përfshinte krimet e specifikuara si në vijim.

Salih Mustafa akuzohet për:

KRIMET E LUFTËS TË :

  • Ndalimit arbitrar (Pika 1)
  • Trajtimit mizor (Pika 2)
  • Torturës (Pika 3)
  • Vrasjes së paligjshme (Pika 4)

 

ZHVILLIMET PROCEDURALE

Procedura Paraprake/Gjykimi/Zhdëmtimet (Numri i lëndës: KSC-BC-2020-05)

24/09/2020

Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të DHSK-së.

28/09/2020

Paraqitja e parë para gjykatësit të Procedurës Paraprake Nikola Giju.

28/10/2020

Paraqitje e mëtejshme; Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e Aktakuzës.

10/02/2021

U lëshua Vendimi i Parë mbi pjesëmarrjen e viktimave.

22/02/2021

Prokuroria dorëzoi versionin përfundimtar të Dosjes Paraprake (konfidenciale).

30/04/2021

Vendimi i Dytë mbi pjesëmarrjen e viktimave.

06/05/2021

Mbrojtja dorëzoi versionin përfundimtar të Dosjes Paraprake (konfidenciale).

07/05/2021

Dosja e çështjes iu kalua Trupit Gjykues I.

21/05/2021

Vendimi i Tretë mbi pjesëmarrjen e viktimave; afati për parashtrimin e kërkesave u zgjat deri në mbylljen e paraqitjes së provave të Prokurorisë. 

09–10/06/2021

U mbajtën konferencat përgatitore për gjykimin; seanca e pasdites e 9 qershorit dhe seanca e 10 qershorit ishin të mbyllura dhe ex parte.

15/09/2021

Filloi gjykimi me deklaratat hyrëse të Prokurorisë dhe të Mbrojtësit të Viktimave.

04/02/2022

Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave të veta.

23/02/2022

Trupi Gjykues hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave (rregulla 130).

08–09/03/2022

U mbajt konferenca përgatitore e Mbrojtjes.

21/03/2022

Mbrojtja e Viktimave paraqiti provat.

22/03/2022

Filloi paraqitja e provave të Mbrojtjes.

26/05/2022

Mbrojtja përfundoi paraqitjen e provave të veta.

01/06/2022

Prokuroria paraqiti kundërprova (dëshmi gojore të një dëshmitari dhe prova dokumentare shtesë).

03/06/2022

Trupi Gjykues pranoi prova shtesë sipas rregullës 132 (dy aktekspertiza lidhur me vlerësimin mjekësor të viktimave të pranuara).

20/06/2022

U mbyll procedura e paraqitjes së provave.

21–22/07/2022

Mbrojtja dhe Prokuroria dorëzuan dosjet gjyqësore përfundimtare.

13–15/09/2022

U paraqitën deklaratat përmbyllëse.

16/12/2022

U shqiptua Aktgjykimi: Mustafa u shpall fajtor për krime lufte (ndalim arbitrar, torturë, vrasje e paligjshme); u dënua me 26 vjet burgim.

06/04/2023

U lëshua Urdhri për Zhdëmtim: Mustafa urdhërohet të paguajë 207.000 euro për kompensimin e viktimave.

17/01/2024

Gjykatësi Zhilber Biti u caktua për të mbikëqyrur zbatimin e Urdhrit për Zhdëmtim.

18/09/2024

Gjykatësi Biti vendosi se nuk do t’i paguhet zhdëmtim viktimës që hoqi dorë nga e drejta për zhdëmtim; shuma prej të cilës u hoq dorë iu shpërnda shtatë viktimave të tjera në bazë proporcionale.

18/02/2025

Gjykatësi Biti u riemërua për një periudhë tjetër njëvjeçare.

Të dhëna/statistika për gjykimin
Përbërja e Trupit Gjykues
Gjykatësit Mapi Feld-Folia (kryesuese), Roland Dekers, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë)
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Cezari Mihalquk, Silvia D’Askoli, Filipo De Minicis
Mbrojtja
Xhulius von Bone (Mbrojtës), Betim Shala (Bashkëmbrojtës)
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave
Ani Pues (Mbrojtëse), Annebrecht Vosenberg (Bashkëmbrojtëse)
Numri i dëshmitarëve gjatë gjykimit
28 dëshmitarë -  ZPS: 13 (1 i rithirrur gjatë kundërshtimit); Mbrojtja:15
Numri i dëshmive me shkrim të dëshmitarëve
2 (ZPS)
Numri i viktimave pjesëmarrëse
8
Numri i ditëve të gjykimit në sallën e gjyqit
53
Kohëzgjatja e procedurës paraprake
11 muaj 22 ditë
Kohëzgjatja e fazës së kuvendimeve në lidhje me vendimin e gjykimit (nga përfundimi i gjykimit deri në shqiptimin e vendimit të gjykimit)       
3 muaj
Kohëzgjatja e gjithsejtë në Gjykatën Themelore (nga transferimi në DHSK deri në vendimin e gjykimit) 
26 muaj 22 ditë

Procedura e Apelit (Numri i lëndës: KSC-CA-2023-02)

02/02/2023

Mbrojtja e Mustafës dorëzoi njoftimin (konfidencial) për apel kundër Aktgjykimit. Versioni i redaktuar publik u dorëzua më 13 shkurt 2023.

16/02/2023

U mbajt Konferenca Para Apelit.

02/05/2023

U dorëzua Dosja e Korrigjuar e Apelit të Mbrojtjes; versioni i redaktuar publik u dorëzua më 15 shtator 2023.

26–27/10/2023

U mbajt seanca e apelit.

14/12/2023

U Shqiptua Aktgjykimi i Apelit. Paneli i Apelit:
•    La në fuqi verdiktet e fajësisë për krimet e luftës të ndalimit arbitrar (Pika 1), torturës (Pika 3) dhe vrasjes së paligjshme (Pika 4).
•    Rrëzoi tetë pika të paraqitura nga Mbrojtja ndërsa miratoi pjesërisht kundërshtimin e Mbrojtjes ndaj dënimit me 26 vjet burgim dhe uli dënimin në 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.
•    Konfirmoi se Urdhri për Zhdëmtim i 6 prillit 2023 do të mbetej i pandryshuar pasi nuk ishte apeluar.

10/09/2024

Pas Vendimit të Gjykatës Supreme të 29 korrikut 2024, Paneli i Apelit shqiptoi dënimin e ri të njësuar prej 15 vjetësh burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Të dhëna/statistika për çështjen në apel
Përbërja e Panelit të Gjykatës së Apelit
Gjykatësit Mishelë Pikar (kryesuese), Kai Ambos dhe Nina Jorgensen
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Cezari Mihalquk, Silvia D’Askoli, Niko Barlink
Mbrojtja
Xhulius von Bone (Mbrojtës), Betim Shala (Bashkëmbrojtës)
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave
Ani Pues (Mbrojtëse), Annebrecht Vosenberg (Bashkëmbrojtëse)
Faza e kuvendimeve e Aktgjykimit të apelit (nga parashtrimet e fundit të palëve deri në shqiptimin e aktgjykimit të apelit)
1 muaj 13 ditë
Kohëzgjatja e çështjes në apel (periudha nga dorëzimi i njoftimeve për apel deri në shqiptimin e vendimit të gjykimit në apel)
10 muaj 12 ditë

Kërkesa e Parë e Mustafës për Mbrojtje të Ligjshmërisë para Gjykatës Supreme (Numri i lëndës: KSC-SC-2024-02)

14/03/2024

Mustafa dorëzoi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë sipas nenit 48(6)–(8) të Ligjit dhe rregullës 193 të Rregullores ku kundërshtoi Aktgjykimin e Apelit të 14 dhjetorit 2023.

29/07/2024

Paneli i Gjykatës Supreme miratoi pjesërisht kërkesën e Mustafës dhe anuloi Aktgjykimin e Apelit në lidhje me dënimin e tij me 22 vjet burgim. Çështja iu kthye Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b), për shqyrtimin e uljes së dënimit.

Kërkesa e Dytë e Mustafës dhe Kërkesa e Parë e ZPS-së për Mbrojtje të Ligjshmërisë para Gjykatës Supreme (Numri i lëndës: KSC-SC-2024-03 dhe KSC-SC-2024-04)

09–10/12/2024

Mustafa dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar dorëzuan kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë sipas nenit 48(6)–(8) të Ligjit dhe rregullës 193 të Rregullores, ku kundërshtuan vendimin e 10 shtatorit 2024 të Gjykatës së Apelit për dhënien e dënimit me 15 vjet burgim.

25/02/2025

Paneli i Gjykatës Supreme rrëzoi të dyja kërkesat tërësisht dhe konstatoi se as Mustafa, as Prokuroria nuk kishin demonstruar shkelje ligjore apo shkelje të konsiderueshme të procedurave që përligjnin mbrojtjen e ligjshmërisë.

Gjykata Supreme – Përbërja
Përbërja e Panelit të Gjykatës Supreme 
Gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Cezari Mihalquk, Niko Barlink
Mbrojtja
Xhulius von Bone (Mbrojtës)
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave
Ani Pues (Mbrojtëse), Annebrecht Vosenberg (Bashkëmbrojtëse)

Kërkesa e Parë Referuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Numri i lëndës: KSC-CC-2024-27)

27/09/2024

Mustafa dorëzoi kërkesë referuese sipas nenit 49(3) të Ligjit, ku pretendoi disa shkelje të të drejtave themelore të tij gjatë procedurave të gjykimit, të apelit dhe të Gjykatës Supreme.

17/04/2025

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese nuk konstatoi shkelje të Kushtetutës së Kosovës ose të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut; pjesë të Kërkesës Referuese u shpallën të papranueshme.

Kërkesa e Dytë Referuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Numri i lëndës: KSC-CC-2025-29)

24/04/2025

Mustafa dorëzoi kërkesë referuese sipas nenit 49(3) të Ligjit, ku pretendoi se dënimi me 15 vjet burgim ishte joproporcional dhe shkelte të drejtat themelore të tij.

09/07/2025

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese e shpalli të papranueshme Kërkesën Referuese dhe konstatoi se nuk krijohej perceptim për shkelje të të drejtave kushtetuese të Mustafës.

Gjykata Kushtetuese – Përbërja
Përbërja e Panelit të Gjykatës Kushtetuese
Gjykatësit Vidar Stensland (kryesues), Roumen Nenkov dhe Romina Incutti (KSC-CC-2024-27)
Gjykatësit Vidar Stensland (kryesues), Roumen Nenkov dhe Piotr Hofmański (KSC-CC-2025-29)
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Cezari Mihalquk, Niko Barlink
Mbrojtja
Xhulius von Bone (Mbrojtës)
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave
Ani Pues (Mbrojtëse) - vetëm për lëndën KSC-CC-2024-27

LISTA E TË GJITHA SEANCAVE

Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Mustafa. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme. 

Incizimet e qasshme audiovizuale klasifikohen si PUBLIKE dhe nuk përfshijnë pjesë të seancave që janë KONFIDENCIALE dhe/ose mund të përmbajnë pjesë të seancave që janë riklasifikuar si PUBLIKE.  

Lista e të gjitha seancave publike në çështjen Mustafa
Data Lloji i seancës Video regjistrimi Transkripti
28/09/2020 Paraqitje e parë Videoja Transkripti
05/10/2020 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
28/10/2020 Paraqitje e mëtejshme/konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
14/12/2020 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
01/02/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
05/03/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
09/06/2021 Konferencë përgatitore për gjykimin Videoja Transkripti
15/09/2021 Deklaratat hyrëse (ZPS dhe përfaqësuesja e viktimave) Videoja Transkripti
20/09/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03593 Videoja Transkripti
21/09/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03593 Videoja Transkripti
22/09/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03593 Videoja Transkripti
23/09/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W03593 dhe W04600 Videoja Transkripti
24/09/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04600 Videoja Transkripti
27/09/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-sëW04600 Videoja Transkripti
04/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01679 Videoja Transkripti
05/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01679 Videoja Transkripti
12/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03594 Videoja Transkripti
13/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03594 Videoja Transkripti
14/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03594 Videoja Transkripti
02/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04603 Videoja Transkripti
03/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04603 Videoja Transkripti
10/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04669 Videoja Transkripti
11/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04669 Videoja Transkripti
17/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04676 Videoja Transkripti
18/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04676 Videoja Transkripti
22/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04391 Videoja Transkripti
23/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04391 Videoja Transkripti
24/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04390 Videoja Transkripti
13/12/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04674 Videoja Transkripti
14/12/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04674 Videoja Transkripti
18/01/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fatmir Sopi Videoja Transkripti
19/01/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fatmir Sopi Videoja Transkripti
25/01/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Sejdi Veseli Videoja Transkripti
01/02/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fatmir Humolli Videoja Transkripti
02/02/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fatmir Humolli Videoja Transkripti
08/03/2022 Konferencë përgatitore për Mbrojtjen/Konferencë për ecurinë e çështjes së viktimave Videoja Transkripti
09/03/2022 Konferencë përgatitore për Mbrojtjen/Konferencë për ecurinë e çështjes së viktimave Videoja Transkripti
21/03/2022 Paraqitja e provave nga mbrojtësja e viktimave Videoja Transkripti
22/03/2022 Deklarata hyrëse e Mbrojtjes Videoja  Transkripti
23/03/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Brahim Mehmetaj Videoja Transkripti
24/03/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Brahim Mehmetaj Videoja Transkripti
28/03/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Ahmet Ademi Videoja Transkripti
29/03/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Jakup Ismaili Videoja Transkripti
30/03/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Hazim Borovci Videoja Transkripti
31/03/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Hazim Borovci Videoja Transkripti
04/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Gani Sopi Videoja Transkripti
05/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Bislim Nreci Videoja Transkripti
06/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nazmi Vrbovci Videoja Transkripti
11/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Kapllan Parduzi Videoja Transkripti
12/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nuredin Ibishi Videoja Transkripti
13/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Sheqir Rrahimi Videoja Transkripti
20/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Musli Halimi Videoja Transkripti
21/04/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Musli Halimi dhe Selatin Krasniqi Videoja Transkripti
22/04/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Selatin Krasniqi dhe Muhamet Ajeti Videoja Transkripti
11/05/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitares së Mbrojtjes Teuta Hadri Videoja Transkripti
12/05/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Teuta Hadri dhe Ibadete Canolli-Kaciu Videoja Transkripti
19/05/2022 Gjykimi - çështje procedurale   Videoja Transkripti
01/06/2022 Gjykimi - kundërdëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Videoja Transkripti
13/09/2022 Deklaratat përmbyllëse Videoja Transkripti
14/09/2022 Deklaratat përmbyllëse Videoja Transkripti
15/09/2022 Deklaratat përmbyllëse Videoja Transkripti
16/12/2022 Shpallja e aktgjykimit Videoja Transkripti
16/02/2023 Konference para apelit Videoja Transkripti
06/04/2023 Shqiptimit i urdhrit për zhdëmtim  Videoja Transkripti
26/10/2023 Seanca e apelit Videoja Transkripti
27/10/2023 Seanca e apelit Videoja Transkripti
14/12/2023 Vendim i apelit Videoja Transkripti