Administratori është autoriteti më i lartë administrativ i gjykatës. Gjithashtu, ai është në krye të shërbimeve mbështetëse gjyqësore nëpërmjet të cilave u mundëson Dhomave dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të gjithë mbështetjen e nevojshme ligjore dhe operative.


Administratorja dr. Fidelma Donlon (klikoni për të shkarkuar)

Dr. Fidelma Donlon, juriste irlandeze, u emёrua Administratore e Dhomave tё Specializuara tё Kosovёs nё prill 2016. Si administratore e lartё gjyqёsore e sprovuar, dhe akademike e juriste e shquar, para emërimit të lartpërmendur, dr. Donlon kreu detyrёn e Shefit tё Ekipit Gjyqësor Planifikues tё Dhomave tё Specializuara dhe Zyrës Administrative ku drejtoi themelimin strategjik dhe organizativ tё Dhomave tё Specializuara tё Kosovёs gjatё periudhёs 2015-2016.

Nё kuadёr tё karrierёs sё saj të gjatё nё fushёn e tё drejtёs penale ndёrkombёtare, dr. Donlon ka pёrvojё tё madhe si drejtuese e lartё nё gjykata tё ndryshme penale, si dhe pёrvojё tё konsiderueshme në reforma tё sektorit tё drejtёsisё dhe projekte për ngritjen e kapaciteteve gjyqёsore.

Nga 2010 deri më 2013, ajo punoi si Zёvendёsadministratore e Gjykatёs Speciale pёr Sierra Leonen ku mbikёqyri punёn e Zyrës Administrative nё pёrfundimin e suksesshёm tё gjykimit tё Charles Taylor dhe tё disa gjykimeve të tjera pёr shpёrfillje. Dr Donlon shёrbeu gjithashtu si kёshilltare e Gjykatёs Speciale pёr Sierra Leonen mё 2008, ku ofroi kёshilla si eksperte lidhur me ҫёshtjet e mbetura, ndër të cilat detyrimet e mëtejshme ligjore tё gjykatёs pas pёrfundimit tё tё gjitha gjykimeve dhe apeleve. Ajo shkroi aktekspertizën dhe projektoi Gjykatёn Speciale Përmbyllëse pёr Sierra Leonen.

Dr. Donlon ka gjithashtu pёrvojё nё tё drejtёn penale ndёrkombёtare veҫanёrisht nё lidhje me Ballkanin. Nё vitin 2004, ajo u emёrua Zёvendёsadministratore e Dhomave pёr Krime Lufte, Krimin e Organizuar, dhe Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin nё Gjykatёn e Bosnjё-Hercegovinёs, ku drejtoi ngritjen e Dhomave, transferimin e suksesshёm tё ҫёshtjeve tё Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe fillimin e gjykimeve nё gjykatёn e re.

Nga 2002 deri më 2004, dr. Donlon ishte Shefe e Njёsisё pёr Reformën e Institucioneve Penale dhe Prokurorisё nё kuadёr tё Zyrёs sё Pёrfaqёsuesit tё Lartё nё Bosnjё-Hercegovinё, ku drejtoi ngritjen e Dhomave pёr Krime Lufte dhe Krimin e Organizuar tё Gjykatёs Shtetёrore tё BH-sё, si edhe kontribuoi në strategjinё kombёtare pёr reformën e sistemit gjyqësor në bashkёpunim të ngushtё me qeverinё boshnjake, shtetet donatore dhe organizatat ndёrkombёtare.

Gjatё karrierёs sё saj, dr. Donlon ka administruar buxhete gjyqёsore, ka negociuar dhe administruar fonde nga shtete donatore, si edhe ka negociuar ligje dhe marrёveshje me shumё qeveri dhe mundёsuar zbatimin e tyre.

Dr. Donlon u diplomua nё Kolegjin Universitar tё Dublinit dhe fitoi të drejtën e ushtrimit të profesionit si anëtare e Shoqatёs së Avokatёve tё Irlandёs. Ajo u doktorua nё fushёn e drejtёsisё nё Qendrёn pёr tё Drejtat e Njeriut nё Universitetin Kombёtar tё Irlandёs me tezёn “Strategjitё pёrmbyllёse tё Tribunalëve Penalë Ndёrkombёtarë pёr ish-Jugosllavinё dhe Ruandёn dhe tё Gjykatёs Speciale pёr Sierra Leonen–mёsime pёr plotёsueshmёrinё dhe ndjekjen penale nga gjykatat shtetërore".

Dr. Donlon ka ligjёruar pёr tё drejtёn penale ndёrkombёtare dhe ka botuar shumё punime mbi tribunalët, drejtёsinё ndёrkombёtare dhe tё drejtat e njeriut.