Objekti i Paraburgimit i Dhomave të Specializuara të Kosovës (‘objekti i paraburgimit’) ndodhet në kompleksin e burgut PI Haaglanden në Hagë.

Personat e paraburgosur mbahen në objektin e paraburgimit i cili drejtohet dhe administrohet nga Njësia e Paraburgimit nën kompetencat e Administratorit të Dhomave të Specializuara.

Objekti i paraburgimit drejtohet dhe administrohet në përputhje me kriteret madhore të trajtimit njerëzor dhe respektit për dinjitetin, sigurinë dhe mbrojtjen e njeriut. Rregulloret në lidhje me funksionimin e objektit të paraburgimit, përfshirë Rregulloren e Paraburgimit, mund t’i gjeni këtu. Rregulloret janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe standardet e pranuara botërisht për trajtimin e personave të cilëve u hiqet liria. Ato veçanërisht mbështeten në Rregullat Standarde Bazë të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e Të Paraburgosurve (‘Rregullorja Mandela’) dhe në Rregulloren Evropiane të Burgimit.

Rregullorja e Paraburgimit e Dhomave të Specializuara të Kosovës është hartuar në këshillim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (‘KNKK’). KNKK-ja kryen inspektim dhe monitorim të objektit të paraburgimit. Kjo do të thotë se KNKK-ja mund të kryejë rregullisht vizita të palajmëruara dhe të pavarura të objektit të paraburgimit për këqyrjen e kushteve të paraburgimit dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut, të së drejtës ndërkombëtare dhe të standardeve të pranuara për trajtimin e të paraburgosurve.