MË POSHTË DO TË GJENI fTESËN TONË PËR aPLIKIME (fPA) 2-2025 pËr vende pune tË lira
AFATI PËRMBYLLËS PËR TË GJITHA APLIKIMET ËSHTË 19 dhjetor 2025, ora 17:00 (ORA E BRUKSELIT).
Ju lutemI mbani parasysh se aplikimet që merren pas afatit nuk do të pranohen.
FpA 2-2025: Më poshtë përmbledhja, e vendeve të lira të punës dhe çdo vend pune në veçanti
PARA SE TË DORËZONI APLIKIMIN, JU LUTEMI LEXONI INFORMACIONIN QË PËRMBAN FpA-ja DHE SHËNIMET E MËPOSHTME.
Aplikimi juaj do të shqyrtohet VETËM nëse e dorëzoni formularin e aplikimit ashtu siç është shpjeguar për secilin nga opsionet në vijim:
Për kandidatët e kontraktuar që janë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE):
a) Jeni regjistruar më herët në Goalkeeper DHE keni emër përdoruesi dhe fjalëkalim (EU Login):
https://goalkeeper.eeas.europa.eu/registrar/web
b) Nuk keni profil të krijuar në Goalkeeperapo emër përdoruesi dhe fjalëkalim për BE:
https://goalkeeper.eeas.europa.eu/registrar/web/DPA/357/details.do
Mbani parasysh:Për marrjen në shqyrtim të aplikimit, DHSK-ZPS duhet të marrë formularin e aplikimit në Goalkeeper dhe Shtojcën 3 të plotësuar përmes platformës Goalkeeper. Shtojca 3 duhet të shkarkohet, të plotësohet formulari i aplikimit i shkarkuar dhe të dërgohet si pjesë e aplikimit në internet në Goalkeeper.
Për kandidatët e propozuar nnga shteti i tyre anëtar i BE-së :
Në Goalkeeper, vendet e praktikës profesionale të përkrahura janë vetëm për kandidatë tashmë të konfirmuar në arkivin e të dhënave të autoritetit shtetëror propozues. Ju lutemi kontaktoni autoritetin shtetëror propozues tuajin për informacion në lidhje me vende të lira për praktikë profesionale. Ne nuk mund të japim të dhëna të kontaktit të autoriteteve shtetërore propozuese.
Për kandidatët e kontraktuar që janë nga shtetet e treta kontribuuese:
Formulari i aplikimit për shtetet e treta kontribuuese (Shtojca 2), që gjendet si në faqen e EEAS-së ashtu edhe në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dërgohet vetëm në këtë adresë elektronike: [email protected]
Për kandidatët e propozuar nga shtetet e treta kontribuese:
Vetëm shtetasit e propozuar prej shteteve të treta kontribuuese që nuk janë anëtare të BE-së mund të merren në shqyrtim (aplikimet individuale nuk do të merren në shqyrtim). Ju lutemi kontaktoni autoritetin tuaj shtetëror propozues për formularin e aplikimit.
SHËNIME:
-
Pranohet vetëm një formular aplikimi për kandidatët, duke i dhënë përparësi aplikimit të fundit të marrë brenda afatit ose aplikimit të dorëzuar përmes autoriteteve shtetërore. Sidoqoftë, mund të aplikoni për më së shumti tri vende pune me të njëjtin formular aplikimi, duke shënuar radhën e preferencës;
-
Formulari i aplikimit duhet të plotësohet në anglisht;
-
Ju lutemi plotësoni me kujdes dhe saktësi çdo pjesë të formularit pasi që aplikimi juaj do të vlerësohet mbi bazën e tërësisë dhe saktësisë së informacionit të dhënë në formularin e aplikimit;
-
Para se të dorëzojnë aplikimin, kandidatët duhet të vlerësojnë nëse i plotësojnë të gjitha kriteret e pranimit të përcaktuara në përshkrimin e vendit të punës;
-
Kandidatë nga shtetet anëtare të BE-së që kanë pyetje në lidhje me formularin e aplikimit në Internet dhe/ose që hasin në probleme teknike, pyetjet duhet t’i dërgojnë në: [email protected].
-
Kandidatët do të informohen me kohë për rezultatet e procesit të përzgjedhjes përmes postës elektronike.
-
Kjo është lidhja për te Njoftimi i Privatësisë.