Kush ka të drejtë të aplikojë për vend pune nё Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs?

Pёr vende pune nё Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs mund tё aplikojnё shtetas tё vendeve anëtare tё BE-sё, ose tё vendeve tё treta kontribuese (Kanada, Norvegji, Zvicёr, Turqi dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs).

A mund tё dёrgoj mё shumё se njё formular aplikimi?

Jo, pranohet vetёm njё aplikim pёr person. Megjithatё, mund tё aplikoni pёr gjithsej tri vende pune me tё njёjtin formular aplikimi, duke i renditur vendet e punёs nё bazё tё pёrparёsisё që preferoni.

Nuk mund ta dorёzoj formularin elektronik tё aplikimit. A mund tё dёrgoj jetëshkrimin?

Jo. Kandidatёt pёr punonjёs tё kontraktuar kёshillohen që tё mos presin deri në ditёn e fundit pёr dërgimin e aplikimit të tyre elektronik, meqenёse probleme të mundshme të lidhjes së internetit mund tё kenё pёr pasojё mosrespektimin e afatit tё aplikimit. Aplikimet e dërguara pas afatit të përcaktuar, automatikisht nuk merren parasysh. Nёse hasni në vёshtirёsi para skadimit të afatit tё fundit pёr aplikim, dёrgoni mesazh elektronik duke pёrdorur informacionin te të dhënat e kontaktit.

A mund tё konfirmoni marrjen e aplikimit tim?

Nё qoftё se keni aplikuar si kandidat i emëruar nga autoritetet shtetërore, e gjithё korrespondenca shkon pёrmes autoritetit tuaj shtetëror. Nëse keni aplikuar drejtpёrdrejtё si kandidat pёr vend pune me kontratë, pas dorёzimit tё aplikimit do tё merrni pёrgjigje me postё elektronike ku konfirmohet marrja e aplikimit tuaj. Kontaktohen vetёm kandidatёt qё janë kualifikuar për fazёn e mёtejshme tё procesit të përzgjedhjes.

A mund të dёrgoj aplikimin nё çdo kohё pёr vende tё mundshme pune nё tё ardhmen?

Jo, merren parasysh vetёm aplikimet e dorёzuara para skadimit tё afatit tё përcaktuar pёr aplikim dhe pёrmes kanaleve tё rregullta. Aplikimet jashtë kёtij kuadri kohor nuk do tё merren parasysh.

A duhet ta nёnshkruaj versionin elektronik tё formularit tё aplikimit?

Nuk ka nevojё tё nёnshkruani formularin kur plotësoni dhe dorёzoni aplikimin elektronik. Me vetё dorёzimin e formularit ju garantoni saktёsinё e informacionit qё keni plotёsuar. Çdo e dhënë e pasaktë mund të ketë për pasojë përjashtimin nga procesi i përzgjedhjes ose ndërprerjen e kontratës.

Si njoftohem nёse jam pёrzgjedhur pёr intervistё?

Zakonisht kandidatët njoftohen nëpërmjet postës elektronike. Nëse nuk ka përgjigje, ata mund të kontaktohen me telefon.

Më intervistuan por nuk më informuan më tej.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës përpiqen që t’i informojnë të gjithë kandidatët e intervistuar për rezultatin e intervistës. Ndonjëherë mund të ketë vonesa për shkak të numrit të madh të aplikimeve dhe intervistimeve.

I plotësoj të gjitha kriteret e përcaktuara në përshkrimin e vendit të punës dhe kam shumë përvojë, por gjithsesi nuk u ftova për intervistë. Pse?

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës marrin aplikime të shumta nga kandidatë me kualifikime të larta dhe me përvojë, dhe për pasojë konkurrenca për çdo vend të lirë pune është shumë e madhe.

Cili është dallimi midis vendeve të punës të emëruara prej autoriteteve shtetërore dhe atyre të kontraktuara?

Nuk ka dallime midis vendeve të punës në fjalë. Dallimi qëndron tek kriteret e punësimit. Punonjësit e emëruar prej autoriteteve shtetërore vihen në dispozicion të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës nga autoritetet e tyre shtetërore. Punonjësit e kontraktuar punësohen nga vetë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me kontratë pune.

Si mund të aplikoj si kandidat i emëruar prej autoriteteve shtetërore?

Si kandidat i emёruar nga një autoritet shtetëror mund të aplikoni vetëm përmes autoriteteve tuaja shtetërore. Për këtë kategori merren parasysh vetëm aplikimet e marra përmes autoriteteve emëruese shtetërore.

A mund të më tregoni se cilit institucion shtetëror duhet t’ja dërgoj aplikimin tim për vend pune me emërim prej autoriteteve shtetërore?

Çdo vend kontribues ka procedurat e veta. Sugjerojmë që për më shumë informacion të kontaktoni Ministrinë e Punëve të Jashtme apo një institucion të ngjashëm nё vendin tuaj.

A mund të aplikoj për të gjitha vendet e lira të punës si kandidat i kontraktuar?

Si kandidat i kontraktuar mund të aplikoni për vendet e punës të shënuara me kriterin e punësimit "i emëruar prej autoriteteve shtetërore/i kontraktuar" në përshkrimin e vendit të punës. Përparësi u jepet kandidatëve të emëruar nga autoritetet shtetërore në rast se gjatё procesit tё pёrzgjedhjes arrijnё rezultate të paktёn tё barabarta me kandidatёt e tjerё tё intervistuar.

Kam paraqitur aplikim tek autoritetet shtetërore. A kam të drejtë të aplikoj njëkohësisht edhe si kandidat i kontraktuar?

Këtë mund ta bëni vetëm nëse autoritetet shtetërore nuk mbështesin aplikimin tuaj. Në qoftë se marrim dy aplikime, një nga autoriteti juaj emёrues shtetëror dhe një drejtpërdrejtë nga ju, ne do të shqyrtojmë vetëm aplikimin e marrë nga autoriteti emёrues shtetёror.