MË POSHTË DO TË GJENI fTESAT TONA TË FUNDIT PËR aPLIKIM (fPA) PËR PRAKTIKË PROFESIONALE 1-2026.
AFATI PËRMBYLLËS PËR TË GJITHA APLIKIMET ËSHTË 16 qershor 2026, ORA 17:00 (ORA E BRUKSELIT).
Ju lutemI mbani parasysh se aplikimet që merren pas afatit nuk do të pranohen
Me synim nga e ardhmja, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës ofrojnë një sërë mundësish për kryerjen e praktikës profesionale, për t’u mundësuar praktikantëve përvojë pune të drejtpërdrejtë dhe unike brenda kësaj organizate.
Praktikantë janë studentë universitarë apo të diplomuar, konkretisht a) studentë, b) profesionistë të rinj të diplomuar para pak kohe nga universiteti dhe c) profesionistë të diplomuar nga universiteti që shfrytëzojnë përvojën e praktikës profesionale për studime të mëtejshme ose kërkime dhe punime akademike në lidhje me punën e Dhomave të Specializuara.
Praktikantët duhet të jenë shtetas të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ose të shteteve të treta kontribuuese (Kanada, Norvegji, Zvicër, Turqi, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
Praktikat profesionale konsiderohen të dobishme për të dyja palët. Praktikantëve u jepet mundësia që të thellojnë njohuritë e tyre për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe mandatin e tyre dhe të jenë pjesë e një organizate dinamike dhe në rritje e sipër, kurse Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës përfitojnë nga njohuritë, përvoja dhe ndihma e praktikantëve të motivuar.
Praktika profesionale FpA 1-2026 përmbledhja e të gjitha vendeve të lira, si dhe vendet e lira të veçanta në vijim.
PARA SE TË DORËZONI APLIKIMIN, JU LUTEMI LEXONI INFORMACIONIN QË PËRMBAN FPA-JA DHE SHËNIMET E MËPOSHTME.
Aplikimi juaj do të shqyrtohet VETËM në qoftë se dorëzoni formularin e aplikimit ashtu siç shpjegohet për secilin nga opsionet në vijim:
PËR KANDIDATËT PËR PRAKTIKË PROFESIONALE NGA SHTETET ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN (BE):
Për të aplikuar duhet të përdorni platformën Goalkeeper në internet, përmes një prej lidhjeve të mëposhtme, sipas rastit:
a) Jeni regjistruar më parë në Goalkeeper DHE keni emër përdoruesi dhe fjalëkalim (EU Login):
https://goalkeeper.eeas.europa.eu/registrar/web
b) Nuk keni profil të krijuar në Goalkeeper, apo emër përdoruesi dhe fjalëkalim për BE:
https://goalkeeper.eeas.europa.eu/registrar/web/DPA/357/details.do
Mbani parasysh: Për marrjen në shqyrtim të aplikimit, DHSK-ZPS duhet të marrin si formularin e aplikimit në Goalkeeper, ashtu edhe Shtojcën 3 të plotësuar, nëpërmjet platformës Goalkeeper (Shtojca 3). Shtojca 3 duhet të shkarkohet, të plotësohet si formular jashtë platformës, dhe në vijim të ngarkohet aty dhe të dërgohet si pjesë e aplikimit në Goalkeeper në internet.
PËR KANDIDATËT E EMËRUAR NGA SHTETI I TYRE ANËTAR I BE-SË:
Në Goalkeeper, vendet e praktikës profesionale janë vetëm për kandidatë të konfirmuar paraprakisht në arkivin e të dhënave të autoritetit shtetëror emërues. Ju lutemi kontaktoni autoritetin shtetëror emërues në vendin tuaj për informacion në lidhje me aplikimin për vende të lira për praktikë profesionale me emërim nga shteti juaj. Ne nuk mund të japim të dhëna të kontaktit të autoriteteve shtetërore emëruese.
PËR KANDIDATËT E KONTRAKTUAR QË JANË NGA SHTETET E TRETA KONTRIBUUESE:
Formulari i aplikimit për shtetet e treta kontribuuese (Shtojca 2), duhet të plotësohet, të emërtohet në formatin “MBIEMRIEmri.docx”, dhe të dërgohet në këtë adresë elektronike: [email protected]
PËR KANDIDATËT E EMËRUAR NGA SHTETET E TRETA KONTRIBUESE:
Shtetasit e shteteve të treta kontribuese që nuk janë anëtare të BE-së mund të propozohen vetëm nga autoriteti emërues i shtetit të tyre (aplikimet individuale nuk do të merren në shqyrtim). Ju lutemi kontaktoni autoritetin emërues të shtetit tuaj që t’ju dërgojë formularin e aplikimit.
SHËNIME:
-
Pranohet vetëm një formular aplikimi për kandidatët, duke i dhënë përparësi aplikimit të fundit të marrë brenda afatit ose aplikimit të dorëzuar përmes autoriteteve shtetërore. Sidoqoftë, mund të aplikoni për më së shumti tri vende pune me të njëjtin formular aplikimi, duke shënuar radhën e preferencës;
-
Formulari i aplikimit duhet të plotësohet në anglisht;
-
Ju lutemi plotësoni me kujdes dhe saktësi çdo pjesë të formularit pasi që aplikimi juaj do të vlerësohet mbi bazën e tërësisë dhe saktësisë së informacionit të dhënë në formularin e aplikimit;
-
Para se të dorëzojnë aplikimin, kandidatët duhet të vlerësojnë nëse i plotësojnë të gjitha kriteret e pranimit të përcaktuara në përshkrimin e vendit të punës;
-
Kandidatë nga shtetet anëtare të BE-së që kanë pyetje në lidhje me formularin e aplikimit në Internet dhe/ose që hasin në probleme teknike, pyetjet duhet t’i dërgojnë në: [email protected].
-
Kandidatët do të informohen me kohë për rezultatet e procesit të përzgjedhjes përmes postës elektronike.
-
Kjo është lidhja për te Njoftimi i Privatësisë.