Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs janë njё organizatё dinamike dhe nё rritje e sipёr, e cila synon të punësojë profesionistё tё kualifikuar me kompetencë dhe përvojë përkatëse, mbi bazën e një përfaqësimi sa më të gjerë gjeografik, duke respektuar parimin e mosdiskriminimit dhe duke synuar një përfaqësim gjinor të baraspeshuar.

Nё Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs mund tё punёsohen VETËM shtetas tё shteteve anёtare tё BE-sё dhe tё shteteve tё treta kontribuese (Kanada, Norvegji, Zvicёr, Turqi dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs).

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs punësojnë:

  1. Punonjës të emëruar përmes autoriteteve shtetërore;

  2. Punonjës të kontraktuar.

PUNONJЁSIT E EMËRUAR PËRMES AUTORITETEVE SHTETËRORE

Punonjёsit e kёsaj kategorie vihen nё dispozicion të Dhomave tё Specializuara dhe Zyrёs sё Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs nga Autoriteti Emërues Shtetëror. Nё pёrgjithёsi dhe varёsisht nga procedurat e shteteve pёr emërimin e personelit, punonjёsit e emëruar përmes autoriteteve shtetërore shёrbejnё tё paktёn për 12 muaj, me mundësi zgjatjeje.

Shpenzimet lidhur me personelin, duke pёrfshirё pagat, kontributet përkatëse të sigurimeve shëndetësore, shpenzimet e udhёtimeve për në shtetin ku ndodhet selia dhe nga ky shtet (pёrfshirё lejen e udhëtimit për në shtetin amë) dhe ҫdo kompensim tjetёr, me pёrjashtim tё shpenzimeve tё pёrcaktuara nё Rregulloren e Personelit, i mbulon Autoriteti Emërues Shtetëror.

Punonjёsve tё emëruar përmes autoriteteve shtetërore, sipas rrethanave, u paguhet mëditje. Ata vazhdojnё tё jenё pjesё e sistemeve tё sigurimeve shoqërore tё Autoritetit Emërues Shtetëror. Punonjësit e emëruar përmes autoriteteve shtetërore, me pёrjashtim tё punonjësve tё shteteve tё treta kontribuese, mbulohen nga skema e sigurimeve shёndetёsore e Dhomave tё Specializuara dhe Zyrёs sё Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs. Nё rastet kur Administratori e gjykon tё arsyeshme, punonjësit e emëruar përmes autoriteteve shtetërore mund tё pёrfshihen nё skemёn e sigurimeve nga rreziqet e mëdha.

PUNONJËSIT i kontraktuar

Punonjësit e kontraktuar punësohen me kontratë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs. Natyra e pёrkohshme dhe nevojat specifike tё Dhomave tё Specializuara dhe Zyrёs sё Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs nuk lejojnё qё personelit tё kontraktuar t’i mundёsohet punёsim i pёrhershёm dhe kjo pasqyrohet nё nivelin e pagës. Pёr informacion mё tё plotё lidhur me pagesat, ju lutemi shikoni Kushtet e Periudhës së Punësimit.

Kontratat e punёs pёr personelin e kontraktuar jepen vetёm pёr kohëzgjatje tё përcaktuar. Ato zakonisht jepen pёr periudhё njёvjeҫare, por mund tё jepen edhe me kohëzgjatje të ndryshme, varёsisht nga nevojat operative.

Vazhdimi i kontratёs nuk nёnkupton tё drejtё apo pritshmëri pёr zgjatje tё mëtejshme, apo shndërrim nё kontratё me kohёzgjatje tё pacaktuar, edhe nёse i njёjti lloj pune kёrkohet edhe mё pas.

Pagesa e personelit tё kontraktuar pёrfshin pagёn bruto bazuar nё kategorinё dhe gradën e vendit përkatës të punës dhe shtesën e indeksimit të pagës në pёrshtatje me vendin e punës. Indeksimi i pagёs nё pёrshtatje me vendin e punёs paguhet pёr përafrimin e pagave të ҫdo vendi pune me pagat dhe shtesat pёr vende pune tё ngjashme nё shtetin pritёs, me qёllim garantimin e konkurrencёs dhe cilёsisё dhe efektshmёrisё sё punёs.