Gjykatësi Roland Dekers (klikoni për të shkarkuar)

SHTETËSIA: holandË

DATA E EMËRIMIT: 7 SHKURT 2017

Biografia:

Gjykatësi Roland Dekers shërben si gjykatës i lartë në Gjykatën e Apelit të Hertogenboshit ('s-Hertogenbosch ) nga viti 2017. Midis 2008 dhe 2017, shërbeu si gjykatës i lartë (nënkryetar) në Gjykatën e Apelit të Hagës, ku kryesoi seksionin për krime ndërkombëtare. Nga 2005 deri më 2008, gjykatësi Dekers punoi si gjykatës ndërkombëtar në Dhomën për Krimet e Luftës të Gjykatës Shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës në Sarajevë. Para kësaj periudhe, ai shërbeu si gjykatës në seksionin penal të Gjykatës së Apelit në Amsterdam (2002-2008) dhe gjatë viteve 2001-2002, në seksionin penal të gjykatës së qarkut të Rurmondit (Roermond). Gjatë periudhës 1997-2001, ai ishte gjykatës në Gjykatën e Përbashkët të Drejtësisë për Arubën dhe Antilet Holandeze. Gjatë periudhës 1992-1997, punoi në gjykatën e qarkut në Hagë, fillimisht si jurist i lartë e më pas si gjykatës. Para kësaj periudhe ka punuar si jurist për shoqëri tregtare dhe si hulumtues i të drejtës civile në Universitetin e Utrehtit. Gjykatësi Dekers ka qenë ligjërues i jashtëm i të drejtës penale ndërkombëtare dhe procedurës penale në disa universitete në Holandë. Ai gjithashtu ka qenë anëtar i komisionit këshillimor të fakultetit juridik të Universitetit të Mastrihtit dhe anëtar i regjistrit të ekspertëve të Seksionit për Çështje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.  Gjykatësi Dekers studioi për drejtësi në Universitetin e Utrehtit (Utrecht) dhe të Mastrihtit (Maastricht), në Holandë dhe u diplomua si jurist nga Universiteti i Mastrihtit.

ÇËshtjet/funksionet NË DHSK:

Anëtar i Trupit Gjykues në çështjet kundër Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës;

Anëtar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së nga shkurti 2017 deri në shtator 2021;

Anëtar i paneleve të Gjykatës Kushtetuese të ngarkuar, mes tjerash, me referimet lidhur me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të DHSK-së (i pari; i dyti; i treti),