Salih Mustafa ishte komandant i njësitit gueril BIA i cili operonte brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’).

HISTORIKU I AKTAKUZËS

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i fundit u bë publik më 28 shtator 2020.

PËRMBLEDHJE E AKUZAVE

Aktakuza e ngarkon Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës. Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së paten të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash. Qëllimi i përbashkët përfshinte krimet e specifikuara si në vijim.

Salih Mustafa akuzohet për:

KRIMET E LUFTËS TË :

  • Ndalimit arbitrar (Pika 1)
  • Trajtimit mizor (Pika 2)
  • Torturës (Pika 3)
  • Vrasje së paligjshme (Pika 4)

 

LIDHJA ME AKTAKUZËN NË FUQI

 


ZHVILLIMET PROCEDURALE

Procedurë Paraprake/Gjykim (Numri i çështjes: KSC-BC-2020-05)

  • Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

  • Seanca e paraqitjes së parë të Mustafës u mbajt më 28 shtator 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e tij të mëtejshme, më 28 tetor 2020, Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

  • Palët i dorëzuan (si konfidenciale) versionet e tyre të fundit të dosjeve paraprake, më 22 shkurt 2021 (Zyra e Prokurorit të Specializuar) dhe më 6 maj 2021 (Mbrojtja).

  • Më 30 prill 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake nxori vendimin e parë mbi kërkesat e viktimave.

  • Më 7 Maj 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues I.

  • Më 21 maj 2021, Trupi Gjykues nxori vendimin e dytë mbi kërkesat e viktimave. Trupi Gjykues gjithashtu zgjati afatin për viktimat për të aplikuar deri në mbylljen e çështjes së Prokurorit të Specializuar. Në këtë çështje morën pjesë 8 viktima brenda një grupi të vetëm (Grupi 1).

  • Konferencat përgatitore për gjykimin në këtë çështje u mbajtën më 9 dhe 10 qershor 2021.

  • Gjykimi filloi më 15 shtator 2021 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësueses së viktimave. Më 4 shkurt 2022, ZPS-ja e mbylli çështjen e vet.

  • Më 23 shkurt 2022, Trupi Gjykues hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave kundër të akuzuarit, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Konferenca përgatitore e Mbrojtjes dhe konferenca përgatitore mbi pjesëmarrjen e viktimave u mbajtën më 8 dhe 9 mars 2022.

  • Paraqitja e provave nga Mbrojtja filloi më 22 mars 2022, paraprirë prej paraqitjes së provave nga mbrojtësja e viktimave, më 21 mars. Më 26 maj 2022, Mbrojtja e Salih Mustafës njoftoi për mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave prej tyre.

  • Më 1 qershor 2022, ZPS-ja paraqiti kundërprovat e veta duke thirrur një dëshmitar dhe duke ofruar prova dokumentare shtesë.

  • Më 3 qershor 2022, Trupi Gjykues paraqiti prova shtesë, në bazë të rregullës 132 të Rregullores, gjegjësisht dy raporte ekspertësh lidhur me vlerësimin e gjendjes shëndetësore të disa viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje.

  • Paraqitja e provave në këtë çështje gjyqësore përfundoi më 20 qershor 2022. Më 21 dhe 22 korrik 2022, Mbrojtja e Mustafës dhe Prokuroria i dorëzuan dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare. Deklaratat përmbyllëse u bënë në periudhën 13-15 shtator 2022.

  • Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022: Trupi Gjykues e shpalli z. Mustafa fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim.

  • Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023. Trupi Gjykues urdhëroi Mustafën të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207.000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve për të cilat është shpallur fajtor.

 

Lidhja me aktgjykimin  

 

LIDHJA DREJT PËRMBLEDHJES SË URDHRIT PËR ZHDËMTIM 

 

Të dhëna/statistika për gjykimin
Përbërja e Trupit Gjykues Gjykatësit Mapi Feld-Folia (kryesuese), Roland Dekers, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë)
Zyra e Prokurorit të Specializuar Cezari Mihalquk, Silvia D’Askoli, Filipo De Minicis
Mbrojtja Xhulius von Bone (Mbrojtës), Betim Shala (Bashkëmbrojtës)
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave Ani Pues (Mbrojtëse), Annebrecht Vosenberg (Bashkëmbrojtëse)
Numri i dëshmitarëve gjatë gjykimit 29 (14 ZPS, përfshirë kundërdëshminë e një dëshmitari; 15 Mbrojtja)
Numri i dëshmive me shkrim të dëshmitarëve 2 (ZPS)
Numri i viktimave pjesëmarrëse 8
Numri i ditëve të gjykimit në sallën e gjyqit 53
Kohëzgjatja e procedurës paraprake 11 muaj 22 ditë
Kohëzgjatja e fazës së kuvendimeve në lidhje me vendimin e gjykimit (nga përfundimi i gjykimit deri në shqiptimin e vendimit të gjykimit)        3 muaj
Kohëzgjatja e gjithsejtë në Gjykatën Themelore (nga transferimi në DHSK deri në vendimin e gjykimit)  26 muaj 22 ditë

Apeli (Numri i çështjes: KSC-CA-2023-02)

  • Më 9 janar 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht mocionin e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit dhe autorizoi të dyja palët që të dorëzojnë njoftimet e tyre për apel, në qoftë se kanë, më së largu deri më 3 shkurt 2023.

  • Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja e Mustafës njoftimin (konfidencial) për apel kundër Aktgjykimit. Rrjedhimisht, Kryetarja caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen për të vendosur mbi apelin. Më 13 shkurt 2023, Mbrojtja dorëzoi versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel.

  • Konferenca para Apelit u mbajt më 16 shkurt 2023.

  • Më 3 prill 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit dhe e autorizoi që ta dorëzojë dosjen e vet të apelit më së largu deri më 24 prill 2023. Versioni i redaktuar i fundit i dosjes së korrigjuar të apelit të Mbrojtjes u dorëzua më 15 shtator 2023.

  • Seanca e apelit u mbajt më 26 dhe 27 tetor.

  • Aktgjykimi i apelit është caktuar të shqiptohet më 14 dhjetor 2023.

Të dhëna/statistika për çështjen në apel*
Përbërja e Panelit të Gjykatës së Apelit Gjykatësit Mishelë Pikar (kryesuese), Kai Ambos dhe Nina Jorgensen
Zyra e Prokurorit të Specializuar Cezari Mihalquk, Silvia D’Askoli
Mbrojtja Xhulius von Bone (Mbrojtës), Betim Shala (Bashkëmbrojtës)
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave Ani Pues (Mbrojtëse), Annebrecht Vosenberg (Bashkëmbrojtëse)
Faza e apelit Aktgjykimi i apelit do të shqiptohet më 14 dhjetor 2023
Kohëzgjatja e çështjes në apel** 10 muaj 4 ditë

*Nga 06/12/2023

**periudha nga dorëzimi i njoftimeve për apel deri në shqiptimin e vendimit të gjykimit në apel

 


LISTA E TË GJITHA SEANCAVE

Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Mustafa. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme. Nganjëherë do të nevojiten disa ditë para se një video ose një transkript i seancave të caktuara të jetë në dispozicion.

Lista e të gjitha seancave publike në çështjen Mustafa
Data Lloji i seancës Video regjistrimi Transkripti
28/09/2020 Paraqitje e parë Videoja Transkripti
05/10/2020 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
28/10/2020 Paraqitje e mëtejshme/konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
14/12/2020 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
01/02/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
05/03/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
09/06/2021 Konferencë përgatitore për gjykimin Videoja Transkripti
15/09/2021 Deklaratat hyrëse (ZPS dhe përfaqësuesja e viktimave) Videoja Transkripti
20/09/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03593 Videoja Transkripti
21/09/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03593 Videoja Transkripti
22/09/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03593 Videoja Transkripti
23/09/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W03593 dhe W04600 Videoja Transkripti
24/09/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04600 Videoja Transkripti
27/09/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-sëW04600 Videoja Transkripti
04/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01679 Videoja Transkripti
05/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01679 Videoja Transkripti
12/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03594 Videoja Transkripti
13/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03594 Videoja Transkripti
14/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03594 Videoja Transkripti
02/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04603 Videoja Transkripti
03/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04603 Videoja Transkripti
10/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04669 Videoja Transkripti
11/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04669 Videoja Transkripti
17/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04676 Videoja Transkripti
18/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04676 Videoja Transkripti
22/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04391 Videoja Transkripti
23/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04391 Videoja Transkripti
24/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04390 Videoja Transkripti
13/12/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04674 Videoja Transkripti
14/12/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04674 Videoja Transkripti
18/01/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fatmir Sopi Videoja Transkripti
19/01/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fatmir Sopi Videoja Transkripti
25/01/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Sejdi Veseli Videoja Transkripti
01/02/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fatmir Humolli Videoja Transkripti
02/02/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fatmir Humolli Videoja Transkripti
08/03/2022 Konferencë përgatitore për Mbrojtjen/Konferencë për ecurinë e çështjes së viktimave Videoja Transkripti
09/03/2022 Konferencë përgatitore për Mbrojtjen/Konferencë për ecurinë e çështjes së viktimave Videoja Transkripti
21/03/2022 Paraqitja e provave nga mbrojtësja e viktimave Videoja Transkripti
22/03/2022 Deklarata hyrëse e Mbrojtjes Videoja  Transkripti
23/03/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Brahim Mehmetaj Videoja Transkripti
24/03/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Brahim Mehmetaj Videoja Transkripti
28/03/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Ahmet Ademi Videoja Transkripti
29/03/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Jakup Ismaili Videoja Transkripti
30/03/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Hazim Borovci Videoja Transkripti
31/03/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Hazim Borovci Videoja Transkripti
04/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Gani Sopi Videoja Transkripti
05/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Bislim Nreci Videoja Transkripti
06/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nazmi Vrbovci Videoja Transkripti
11/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Kapllan Parduzi Videoja Transkripti
12/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nuredin Ibishi Videoja Transkripti
13/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Sheqir Rrahimi Videoja Transkripti
20/04/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Musli Halimi Videoja Transkripti
21/04/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Musli Halimi dhe Selatin Krasniqi Videoja Transkripti
22/04/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Selatin Krasniqi dhe Muhamet Ajeti Videoja Transkripti
11/05/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitares së Mbrojtjes Teuta Hadri Videoja Transkripti
12/05/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Teuta Hadri dhe Ibadete Canolli-Kaciu Videoja Transkripti
19/05/2022 Gjykimi - çështje procedurale   Videoja Transkripti
01/06/2022 Gjykimi - kundërdëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Videoja Transkripti
13/09/2022 Deklaratat përmbyllëse Videoja Transkripti
14/09/2022 Deklaratat përmbyllëse Videoja Transkripti
15/09/2022 Deklaratat përmbyllëse Videoja Transcripti
16/12/2022 Shpallja e aktgjykimit Videoja Transcripti
16/02/2023 Konference para apelit Videoja Transcripti
06/04/2023 Shqiptimit i urdhrit për zhdëmtim  Videoja Transkripti
26/10/2023 Seanca e apelit Videoja Transkripti
27/10/2023 Seanca e apelit Videoja Transkripti

 

Informacion për lëndën

I akuzuar: 
Salih Mustafa
Numri i çështjes: 
KSC-BC-2020-05/KSC-CA-2023-02
Faza e çështjes: