Gjykatësi Zhilber Biti (klikoni për të shkarkuar)

SHTETËSIA: francË

DATA E EMËRIMIT: 22 shtator 2020

Biografia:

Gjykatësi Zhilber Biti punon si këshilltar i lartë juridik në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN) Seksioni i Procedurës Paraprake (2005-aktualisht). Ai gjithashtu ka punuar si shef i Seksionit të Pjesëmarrjes së Viktimave dhe Dëmshpërblimeve në GJPN dhe zëvendësshef i Seksionit Këshillimor Juridik në Zyrën e Prokurorit të GJPN-së (2004-2005). Ka qenë përfaqësuesi juridik i qeverisë së Francës para Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut (1993-2001) dhe anëtar i delegacionit francez gjatë negociatave të Statutit të Romës dhe të Rregullores së Procedurës dhe Provave të GJPN-së. Nga viti 1991 deri në vitin 1993, gjykatës Biti ka qenë ndihmësprofesor në Universitetin e Parisit II (Pantheon Assas, Francë). Gjykatës Biti vazhdon të ligjërojë në një numër universitetesh në Francë (Lille dhe Paris) dhe Spanjë (Barcelonë). Gjykatës Biti ka botuar gjerësisht në fushat e të drejtës penale ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut në gjuhën angleze, franceze dhe spanjolle. Gjykatës Biti është anëtar i Bordit Këshillues për Qendrën për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Politikë (CILRAP). Gjykatës Biti është i diplomuar në shkenca juridike (magjistër me specializim në karriera në gjyqësi dhe DEA – diplôme d’études approfondies – në të drejtën penale) nga Universiteti i Parisit II (Pantheon-Assas, Francë).

ÇËshtjet/funksionet NË DHSK:

Anëtar i Trupit Gjykues në çështjet kundër Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.