Raporti i vitit 2022

Raport

Gjatë vitit 2022, veprimtaritë gjyqësore të DHSK-së vazhduan të shtoheshin. Gjatë këtij viti u lëshuan dy aktgjykime ndërsa dy çështje gjyqësore kaluan nga faza paraprake në fazën e gjykimit. Për herë të parë që kur DHSK-ja u bë funksionale nga aspekti gjyqësor, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Trupat Gjykues, Panelet e Gjykatës së Apelit, Paneli i Gjykatës Supreme dhe Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ishin që të gjithë aktivë dhe lëshuan një numër të madh vendimesh dhe urdhrash. Në shtator 2022, Kryetarja e DHSK-së, Trendafilova, udhëtoi në Kosovë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave në mbështetje të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së. Nga ana e ZPS-së, Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar, Aleks Uajting, ka siguruar vazhdimin e pandërprerë të punës së ZPS-së, që kur ish-Prokurori i Specializuar, Xhek Smith, u largua nga ZPS-ja në nëntor 2022.

PDF icon Shkarko (7.83 MB)

Raporti i vitit 2021

Raport

Raporti vjetor i Dhomave të Specializuara të Kosovës së bashku me raportin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thekson zhvillimet në veprimtarinë e DHSK-së dhe ZPS-së përgjatë vitit 2021. Gjithashtu, raporti përmban informacione lidhur me funksionet dhe veprimtarinë e Avokatit të Popullit të pavarur të DHSK-së. DHSK-ja shënoi disa arritje të rëndësishme gjatë vitit 2021 me fillimin e dy gjykimeve dhe me dy çështjet e tjera që po përparojnë në fazën e procedurës paraprake. Në muajt mars dhe prill, u arrestua i akuzuari i tetë dhe u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë. Në shtator 2021, Kryetarja Trendafilova dhe Administratorja Donlon udhëtuan drejt Kosovës për t’u takuar me përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë dhe publikun e gjerë për të bashkëbiseduar rreth veprimtarisë së gjykatës si dhe për të informuar njerëzit në Kosovë rreth proceseve gjyqësore aktuale dhe funksionet mbështetëse të gjyqësorit të Zyrës Administrative.

PDF icon Shkarko (5.4 MB)

Raporti i vitit 2020

Raport

Raporti vjetor përshkruan zhvillimet në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjatë vitit 2020. Aktiviteti i DHSK-së dhe ZPS-së u rrit dukshëm gjatë vitit 2020, me fillimin e procedurave gjyqësore dhe arrestimin e shtatë të akuzuarve në tri çështje të ndryshme. Këto arritje kyçe u realizuan ndërsa po shpërndahej pandemia KOVID-19. Gjykatësi i Procedurës Paraprake, paneli i Gjykatës së Apelit dhe Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese u angazhuan në veprimtari gjyqësore. Për më tepër, gjykatësit mbajtën plenaren e tyre vjetore nga distanca, miratuan ndryshimet e Rregullores së Procedurës dhe të Provave dhe zgjodhën nënkryetarin e ri. DHSK-ja vazhdoi angazhimin në një spektër të gjerë të aktiviteteve në terren për të siguruar shpërndarjen transparente dhe efikase të zhvillimeve relevante si pjesë e angazhimit të saj të vendosur për të komunikuar me publikun në Kosovë dhe në botë lidhur me mandatin e DHSK-së.

PDF icon Shkarko (12.65 MB)

Raporti i vitit 2019

Raport

Në raport theksohen arritjet kyçe për vitin 2019. Ndër arritjet përfshihet edhe zhvendosja në mjediset e reja me një sallë gjyqi të pajisur më së miri që mundëson masa për sigurinë e viktimave dhe dëshmitarëve. Në vitin 2019 pati shtim të veprimtarisë gjyqësore në DHSK, ndër të cilat çështje të ngritura para Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, si edhe çështje lidhur me ndihmën juridike. Gjithashtu gjykatësit e DHSK-së u angazhuan gjatë gjithë vitit në veprimtari të ndryshme që përfshinë përgatitjet për proceset e afërme si edhe angazhimet gjyqësore aktuale. Ata janë të gatshëm për kryerjen e proceseve gjyqësore të drejta, efikase, të shpejta dhe të sigurta në DHSK, në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Komunikimi me njerëzit në Kosovë dhe në rajon për mandatin dhe punën e gjykatës ka qenë një përparësi kyçe e DHSK-së që prej themelimit të saj, e ishte i tillë edhe në vitin 2019 me intensifikimin e ndjeshëm te veprimtarive komunikuese dhe ndërgjegjësuese.

PDF icon Shkarko (8.68 MB)

Raport për vitin 2018

Raport

Raporti i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës për vitin 2018 ofron një përditësim të hollësishëm të zhvillimeve në këto institucione gjatë vitit 2018. Pjesa e parë e raportit i kushtohet Dhomave të Specializuara dhe përshkruan përparimin e bërë për forcimin e mëtejshëm të kornizës normative dhe procedurale të gjykatës. Një përparësi kyçe gjatë vitit 2018 ishte hartimi i një kornize ligjore që siguron procese gjyqësore efektive dhe instrumenteve novatore për garantimin e proceseve të drejta dhe të sigurta që respektojnë plotësisht të drejtat e të akuzuarve dhe të viktimave, duke garantuar në të njëjtën kohë gjykime të shpejta dhe efikase. Pjesa e dytë prezanton Prokurorin e ri të Specializuar dhe përshkruan zhvillimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

PDF icon Shkarko (5.43 MB)

Raporti i parë

Raport

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë botuar raportin e tyre të parë në qershor 2018. Pjesa e parë e raportit përshkruan procesin përmes të cilit u arrit që Dhomat e Specializuara të Kosovës të bëhen funksionale në aspektin gjyqësor (prill 2016 – korrik 2017) dhe hapat e mëtejshëm madhorë për krijimin e kornizës ligjore dhe forcimin e veprimtarive për komunikim dhe ndërgjegjësim (korrik 2017 – shkurt 2018). Pjesa e dytë e raportit paraqet historikun dhe themelimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe nënvizon përgjegjësitë dhe sfidat me të cilat është përballur ky institucion në punën e tij.  

PDF icon Shkarko (3.84 MB)