• E mërkurë 12 Mars, 2025 16:15

    H. Thaçi (administrimi i drejtësisë): publikohet vendimi lidhur me Mbrojtësin e ri

    Siç thuhet në njoftimin e Administratores, të bërë publik në fillim të këtij muaji, Sophie Menegon është emëruar si Kryembrojtëse e Hashim Thaçit në çështjen lidhur me akuzat ndaj tij, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit kundër administrimit të drejtësisë. Paraprakisht, Gjykatësja e Procedurës Paraprake miratoi tërheqjen e ish-Kryembrojtëses së Thaçit, Nina Tavakoli, dhe ky vendim mund të shihet në dokumentacionin gjyqësor publik.

  • E premte 7 Mars, 2025 17:00

    H. Shala: refuzohet kërkesa e Mbrojtjes lidhur me honorarin e ndihmës juridike

    Më 6 mars 2025, Trupi Gjykues I hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për të rishqyrtuar vendimin e tij të mëparshëm në lidhje me honorarin e ndihmës juridike për Mbrojtjen e Shalës. Shala kundërshtoi nivelin e kompleksitetit të çështjes së tij dhe fondin e akorduar për Mbrojtjen e tij, duke i kërkuar Trupit Gjykues të rishikojë vendimin e Administratores të vitit të kaluar. Më 13 shkurt të këtij viti, Trupi Gjykues hodhi poshtë këtë kërkesë të Mbrojtjes. Më pas, Mbrojtja dorëzoi një kërkesë tjetër për rishqyrtimin e atij vendimi, por Trupi Gjykues gjithashtu e refuzoi atë sot, duke konstatuar se Mbrojtja në arsyetimin e saj nuk ka arritur të provojë ndonjë gabim të qartë që do të arsyetonte rishqyrtimin.

    Një numër parashtrimesh lidhur me këtë çështje janë bërë publike kohët e fundit dhe janë të disponueshme në dokumentacionin gjyqësor publik.

  • E premte 7 Mars, 2025 14:45

    H. Shala: Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën referuese lidhur me paraburgimin

    Më 6 mars 2025, Paneli i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendim mbi një kërkesë referuese të Haxhi Shalës, në të cilën ai ngriti pretendime për shkelje të të drejtave të tij themelore. Konkretisht, Shala argumentoi se Gjykatësi i Procedurës Paraprake nuk kishte shqyrtuar ligjshmërinë dhe themelësinë e paraburgimit të tij gjatë paraqitjes së tij të parë më 13 dhjetor 2023. Ai argumentoi se kjo ishte në shkelje të të drejtës së tij për liri dhe siguri sipas nenit 5(3) të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.

    Paneli e konstatoi kërkesën referuese të pranueshme, por, sa i takon themelësisë së saj, arriti në përfundimin se paraqitja e parë e Shalës ishte kryer në pajtim me nenin e sipërpërmendur. Paneli theksoi se Shala u informua mjaftueshëm për arsyetimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake lidhur me paraburgimin dhe iu dha mundësia të shprehte mendimin e tij, si edhe, ndonëse Gjykatësi i Procedurës Paraprake mund të ishte shprehur më qartë, vendimi i tij nuk sugjeron se ai i anashkaloi aspektet e ligjshmërisë dhe të themelësisë të paraburgimit të Shalës. Për më shumë hollësi, mund të shihni vendimin e plotë të Panelit.

    Ju bëjmë me dije se kjo çështje është trajtuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykata Supreme, sikurse ju kemi informuar edhe më herët. 

  • E enjte 6 Mars, 2025 09:00

    Informimi javor për median më 6 mars

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 6 mars, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Illustration for the KSC Press Briefing on 6 March 2025
  • E martë 4 Mars, 2025 16:00

    Hashim Thaҫi: vendimi mbi kërkesën për lirim të përkohshëm i disponueshëm në faqen e internetit

    Pas vendimit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake për të cilin kemi njoftuar javën e kaluar, Trupi Gjykues në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjithashtu ka refuzuar kërkesën e njëjtë për lirimin e përkohshëm të Hashim Thaçit. Versioni i redaktuar publik i vendimit është i disponueshëm në dokumentacionin gjyqësor publik.

    Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse. Gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa.

  • E martë 4 Mars, 2025 12:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët : anulohen seancat e javës së 17 marsit

    Ju njoftojmë se seancat e planifikuara në çështjen Thaçi dhe të tjerët për javën e 17 marsit janë anuluar. Gykimi pritet të vazhdojë më 24 mars 2025.

  • E premte 28 Shkurt, 2025 14:00

    Januzi dhe të tjerët: të disponueshme arsyet në lidhje me vendimin për pranimin e fajësisë

    Sikurse bëri të ditur Trupi Gjykues gjatë shpalljes së vendimit të vet më 4 shkurt, arsyet për marrjen e vendimit në lidhje me marrëveshjet për pranimin e fajësisë midis ZPS-së dhe Januzit, Bahtijarit dhe H. Shalës mund të lexohen në Dokumentacionin Gjyqësor Publik.

  • E enjte 27 Shkurt, 2025 09:25

    Informimi javor për median më 27 shkurt

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 27 shkurt, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Illustration for the KSC Press Briefing on 16 January 2025