• E martë 27 Qershor, 2023 12:45

    Përfundon gjykimi i Shalës për këtë javë

    Pas marrjes në pyetje të dëshmitarit Marek Gasior nga ZPS-ja dhe përfaqësuesi i viktimave, gjykimi ndaj Shalës përfundoi për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 3 korrik 2023, në orën 09:30, me marrjen në pyetje të dëshmitarit nga Mbrojtja. Seanca e paraparë për nesër (28 qershor) është anuluar.

  • E martë 27 Qershor, 2023 11:00

    Gjykimi i Shalës: shqiptohen dy urdhra gojorë

    Gjatë seancës së sotme Trupi Gjykues shqiptoi dy urdhra gojorë lidhur me kërkesat e Mbrojtjes të bëra në seancën e djeshme. Së pari, Trupi Gjykues refuzoi kërkesën e Mbrojtjes për shtyrjen e mbylljes së paraqitjes së provave nga ZPS-ja, e planifikuar për 6 korrik. Së dyti, Trupi Gjykues vendosi të shtyjë marrjen në pyetje nga Mbrojtja të dëshmitarit aktual deri të hënën, më 3 korrik.

  • E hënë 26 Qershor, 2023 16:45

    Përfundon seanca e sotme në gjykimin e Shalës

    Seanca e sotme në çështjen Shala përfundoi siç parashihej sipas orarit në ora 16:00. Gjykimi do të vazhdojë nesër (e martë, 27 qershor), në ora 09:30.

  • E hënë 26 Qershor, 2023 14:15

    Gjykimi i Shalës: Dëshmon dëshmitari i ri i Prokurorisë / seanca e sotme do të zgjasë më shumë

    Dëshmitari i nëntë i Prokurorisë në gjykimin e Shalës është dëshmitari ekspert Marek Gasior, ekspert mjekoligjor nga Polonia. Ju informojmë se seanca e sotme pritet të zgjasë deri në orën 16:45 (ose deri në orën 17:30 në transmetimin në internet). 

  • E hënë 26 Qershor, 2023 12:15

    Gjykimi i Shalës: Pushim i paplanifikuar deri në orën 13:00

    Për shkak të problemeve teknike, gjykimi kundër Shalës është në pushim deri në orën 13:00 (ose 13:45 në transmetimin në internet). Orari i seancave për sot do të njoftohet pas orës 13:00.

  • E hënë 26 Qershor, 2023 10:15

    Gjykimi i Shalës: Seanca fillon në orën 10:11

    Ju informojmë se seanca në çështjen Shala do të fillojë në orën 10:11 (ose në orën 10:56 në transmetimin në internet).

  • E enjte 22 Qershor, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 22 qershor 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 22 Qershor, 2023 14:15

    Thaçi dhe të tjerët: Paneli i Gjykatës së Apelit hedh poshtë apelet lidhur me pjesëmarrjen e viktimave

    Më 21 qershor 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelet e parashtruara nga dy grupe individësh, kundër vendimit të Trupit Gjykues (të datës 20 shkurt 2023) me të cilin u refuzuan kërkesat e tyre për të marrë pjesë si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Vendimi i plotë i Panelit të Gjykatës së Apelit ndodhet këtu.