Subscribe to Live update from the Court
E.g., 27/04/2024
E.g., 27/04/2024
E enjte 25 Prill, 2024 14:30

Informimi javor i DHSK-së për median më 25 prill 2024: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 25 Prill, 2024 13:00

Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 29 prill

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 29 prill, në ora 09:00.

E enjte 25 Prill, 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Prokuroria thërret dëshmitarin e 57-të

Dëshmitari i ri i Prokurorisë është W02951 dëshmia e të cilit do të mbahet tërësisht në seancë të mbyllur.

E enjte 25 Prill, 2024 09:15

Informimi javor për median më 25 prill

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 25 prill në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

E mërkurë 24 Prill, 2024 18:15

Januzi dhe të tjerët: Gjykata Kushtetuese hedh poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së

Më 24 prill 2024, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK), e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimin e saj mbi referimin e Januzit, Bahtijarit dhe H. Shalës që ka të bëjë me vlefshmërinë kushtetuese të Rregullores për Ndihmë Juridike të Dhomave të Specializuara, dorëzuar më 3 prill të këtij viti. Paneli e shpalli referimin të papranueshëm në përputhje me nenin 113(7) të Kushtetutës, nenin 49(3) të Ligjit, dhe rregullën 14(f) të Rregullores së DHSGJK-së, pasi Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji nuk autorizojnë individët që të ngrenë çështjet e kushtetutshmërisë së ligjeve para Dhomës.

Meqenëse referimi u konstatua i papranueshëm, Paneli refuzoi kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Mbrojtës para Gjykatave dhe Tribunaleve Ndërkombëtare për t'u paraqitur si amicus curiae (“mik i gjykatës”), si dhe kërkesën e Isni Kilajt për t'iu bashkuar referimit. Më shumë detaje në vendimin e plotë.

E mërkurë 24 Prill, 2024 17:00

Çështja Januzi dhe të tjerët: zgjatet për herë të dytë afati për parashtrimet lidhur me ndihmën juridike (Bahtijari)

Më 19 prill 2024, Gjykatësi Giju miratoi kërkesën e dytë të Mbrojtjes së Bahtijarit për zgjatjen e afatit dhe e udhëzoi të përfundojnë dhe dorëzojnë dokumentet e kërkuara lidhur me kërkesën për ndihmë juridike nga DHSK-ja deri më 29 prill. Ashtu si dhe herën e kaluar, zgjatja e afatit u miratua nga gjykatësi Giju pasi u vërtetua se ka arsye të vlefshme.

E mërkurë 24 Prill, 2024 16:45

Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/nesër dëshmon dëshmitari i ri

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 56-të, W04850, seanca e sotme ka përfunduar. Gjykimi do të rinis nesër, në ora 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri.

E mërkurë 24 Prill, 2024 15:30

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të ri (të 56-të) të ZPS-së

Pasditen e sotme, ZPS-ja thirri dëshmitarin e 56-të i cili është dëshmitar i mbrojtur me pseudonimin W04850. Sipas përmbledhjes së prokurorisë të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar do të dëshmojë për një individ i cili ishte arrestuar nga UÇK-ja në vitin 1999 dhe që prej atëherë është i zhdukur.

E mërkurë 24 Prill, 2024 11:30

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: vazhdon dëshmia e dëshmitarit të 55-të të ZPS-së/transmetimi i drejtpërdrejtë është duke funksionuar

Dëshmia e dëshmitarit të 55-të të ZPS-së, Ramiz Qeriqi, në gjykimin Thaçi dhe të tjerët, po vazhdon këtë mëngjes.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës aktualisht po funksionon si duhet pas problemeve fillestare teknike shkaku i të cilave pjesa e parë e seancës nuk ishte plotësisht e qasshme në transmetim të drejtpërdrejtë. Dhomat e Specializuara të Kosovës do të publikojnë për mediat dhe publikun, sa më shpejt të jetë e mundur, regjistrimin e plotë të seancës së sotme publike, përfshirë pjesën që nuk ishte e qasshme.

E mërkurë 24 Prill, 2024 10:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë

Aktualisht, për shkak të një problemi teknik, transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës së sotme ka ndërprerrje. Jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur.