Skip to main content
Back to the homepage
  • English
  • Shqip
  • Srpski
Subscribe to RSS
NA GJENI NË
  • Find us on Twitter
  • Find us on Youtube
  • Find us on Instagram
  • Ballina
  • Dhomat e Specializuara
  • ZPS
  • Çështjet Gjyqësore
  • Përfaqësimi juridik
  • Dokumente
  • Lajme/Media
  • Kontaktet
  • Kalendari
  • Prokurimet
  1. Shtëpia/
  2. /

Search

Choosing an option will reload the content of the page.
  • Blog items (1781)
  • Case (6)
  • Document (84)
  • Event (717)
  • FAQ page (3)
  • Gallery (3)
  • (-) Judge (29)
  • News (263)
  • Page (123)
  • Procurement (2)
  • Publication (21)
  • Slideshow (1)
  • Video (31)
  • Video Gallery (3)
  • Gjykatësja Nina Jorgensen

    SHTETËSIA
    Norvegji
    DATA E EMËRIMIT
    22 Shtator 2020

    Biografia

    Gjykatësja Nina H. B. Jorgensen është profesore e të drejtës publike ndërkombëtare në Universitetin e Southamptonit që nga viti 2019 dhe ishte zëvendësdekane e Fakultetit Juridik (hulumtim) nga viti 2019 deri më 2021. Para kësaj ajo ka qenë profesore e të drejtës (2014-2018) dhe ndihmësprofesore e të drejtës (2010-2014) në Universitetin Kinez të Hong Kongut. Nga viti 2001 deri 2010, ajo ka punuar në detyra të ndryshme në Gjykatën Speciale për Sierra Leonen, ndër të cilat edhe si juriste e lartë për apelet dhe këshilltare e lartë juridike për Zyrën e Prokurorit, si dhe në Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatën e Kamboxhias, dhe në Tribunalët Penalë Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën. Ajo gjithashtu ka punuar për Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut në Varshavë si këshilltare juridike për Tolerancë dhe Mosdiskriminim. Ajo gjithashtu ka këshilluar OKB-në dhe organizatat joqeveritare për çështje të lidhura me të drejtën penale ndërkombëtare. Gjykatëse Jorgensen ka gradën doktor i shkencave prej Universitetit të Oksfordit dhe është diplomuar në Universitetin e Bristolit (MB). Ajo është pranuar në Shoqatën e Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (Gray's Inn) në vitin 1999 dhe e ka licencën si avokat. Ajo ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare dhe të drejtës procedurale procedurave.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtare e Panelit të Gjykatës së Apelit në çështjet gjyqësore në vijim:

    Gucati dhe Haradinaj

    Salih Mustafa

    P. Shala. 

    Anëtare e Panelit të Gjykatës së Apelit në procedurat mbi apelet e ndërmjetme në çështje gjyqësore të ndryshme.

    -1
    Off
    Image
    Judge Nina Jørgensen

    Caption

    Gjykatësja Nina H. B. Jorgensen

  • Gjykatësja Marzhori Masëlo

    SHTETËSIA
    FRANCË
    DATA E EMËRIMIT
    06 Qershor 2024

    Biografia

    Që prej vitit 2019, gjykatësja Masëlo është kryegjykatëse në Gjykatën Penale të shkallës së parë në Kolmar (Colmar) ku merret me krimin e organizuar dhe krimet seksuale. Që prej vitit 2023, gjykatësja Masëlo është emëruar në Ministrinë e Drejtësisë së Francës si zëvendësshefe e Zyrës për Çështje Diplomatike dhe Institucionale në Delegacionin për Çështje Institucionale dhe Diplomatike. Nga 2017 deri 2019, gjykatësja Masëlo ishte prokurore në Gjykatën Penale në Verdun. Më herët, gjykatësja Masëlo ka shërbyer në poste të ndryshme si juriste në Dhomën për Krime Lufte të Gjykatës Shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës nga 2006 deri më 2008, në Tribunalin Penal të Kombeve të Bashkuara për Ruandën nga 2008 deri më 2009 dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare nga 2009 deri më 2015. Gjykatësja Masëlo është magjistruar tri herë në juridik nga Universiteti Juridik në E-on-Provans (Aix-en-Provence) dhe nga Universiteti i Strasburgut. Gjithashtu, ajo ka botuar dhe ka ligjëruar në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Gjykatëse e Procedurës Paraprake në çështjen Januzi dhe të tjerët dhe Hashim Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë). 

    0
    Off
    Image
    Judge Marjorie Masselot

    Caption

    Gjykatësja Marzhori Masëlo

  • Gjykatësja An Pauër-Ford

    SHTETËSIA
    IRLANDË
    DATA E EMËRIMIT
    02 Korrik 2017

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Kryegjykatëse e paneleve të Gjykatës Supreme të ngarkuar me shqyrtimin e kërkesave referuese në lidhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të DHSK-së (e parë;e dytë);

    -20
    On
    Image
    Judge Anne Power-Forde

    Caption

    Gjykatësja An Pauër-Ford

  • Gjykatësi Andres Parmas

    SHTETËSIA
    Estoni
    DATA E EMËRIMIT
    02 Korrik 2017
    -19
    On
    Image
    Judge Andres Parmas

    Caption

    Gjykatësi Andres Parmas

  • Gjykatësi Mihael Bolander

    SHTETËSIA
    GJERMANI
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtar i Panelit të Gjykatës Supreme për shqyrtimin e kërkesës së Kadri Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë;
    Gjykatës për çështjet lidhur me apelet e punonjësve.

    -16
    On
    Image
    Judge Michael Bohlander

    Caption

    Gjykatësi Mihael Bolander

  • Gjykatësi Nikola Giju

    SHTETËSIA
    FRANCË
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Gjykatës i Procedurës Paraprake në çështjet gjyqësore kundër Salih Mustafës, Gucatit dhe Haradinajt, Thaçit dhe të tjerëve, Pjetër Shalës, Januzit dhe të tjerëve dhe Thaçit dhe të tjerëve (administrimi i drejtësisë).

    -15
    On
    Image
    Judge Nicolas Guillou

    Caption

    Gjykatësi Nikola Giju

  • Gjykatësi Kenet Roberts

    SHTETËSIA
    Kanada
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Gjykatës për çështjet lidhur me apelet e punonjësve.

    -16
    On
    Image
    Judge Kenneth Roberts

    Caption

    Gjykatësi Kenet Roberts

  • Gjykatësi Pjotër Hofmanski

    SHTETËSIA
    Poloni
    DATA E EMËRIMIT
    03 Dhjetor 2024

    Biografia

    Pas diplomimit nga Universiteti Nicolaus Copernicus në Torun në vitin 1978, gjykatës Hofmanski filloi karrierën akademike si asistent në katedrën e të drejtës së procedurës penale në këtë Universitet. Me përfundimin e studimeve të doktoratës në Torun (1981), filloi punën si profesor i jashtëm në katedrën e të drejtës së procedurës penale në Universitetin e Silezisë në Katovicë. Gjykatës Hofmanski kreu shkallën e dytë (habilitimin) në vitin 1989 dhe u emërua profesor në katedrën e së drejtës penale në Universitetin e Bialistokut. Midis 2000 dhe 2015, punoi si profesor në Universitetin Jagiellonski në Krakov, ku drejtoi katedrën e të drejtës së procedurës penale. Karrierën e gjykatësit e filloi në vitin 1994 në Gjykatën e Apelit në Bialistok dhe më pas, në vitin 1996, u emërua gjykatës në Dhomën Penale të Gjykatës së Lartë të Polonisë. Gjykatës Hofmanski mori pjesë në një numër projektesh të Këshillit të Evropës.

    Nga marsi 2015 deri në mars 2024, gjykatës Hofmanski punoi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ku ishte kryegjykatës i Dhomës së Apelit  dhe më pas Kryetar i Gjykatës Penale Ndërkombëtare  nga viti 2021 deri në vitin 2024. Gjykatës Hofmanski është aktualisht drejtor i Qendrës së Drejtësisë Penale Ndërkombëtare të themeluar rishtazi në Universitetin Jagiellonski në Krakov.

    Gjykatës Hofmanski është autor i mbi 300 librave, shpjeguesve, artikujve për të drejtën kushtetuese, të drejtën penale, procedurën penale, bashkëpunimin ndërkombëtar në çështje penale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nga dhjetori 2024.

    Anëtar i panelit të Gjykatës Kushtetuese i ngarkuar me referimin e Salih Mustafës.
     

    1
    Off
    Image
    Judge Piotr Hofmański

    Caption

    Gjykatësi Pjotër Hofmanski

  • Gjykatësi Kith Reinër

    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Nënkryetar i Dhomave të Specializuara të Kosovës (shkurt 2017 -mars 2020).

    -18
    On
    Image
    Judge Keith Raynor

    Caption

    Gjykatësi Kith Reinër

  • Shko tek faqja e parë « First
  • Shko tek faqja paraardhëse ‹ Previous
  • Go to page 1
  • Go to page 2
  • Current page 3
© 2026 Kosovo Specialist Chambers & Specialist Prosecutor's Office
  • Komente të vizitorëve të faqes së internetit
  • Kontaktet
  • Njoftim Ligjor
  • Cookie-t
  • Njoftim për Privatësinë