VIZITAT NË DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS

Informacion i përgjithshëm

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) mirëpresin vizitorët që dëshirojnë të ndjekin seancat publike nga galeria për publikun. Gjithashtu, edhe studentëve dhe grupeve të tjera u ofrohet mundësia të vizitojnë DHSK-në e të mësojnë më shumë rreth mandatit dhe proceseve gjyqësore të Gjykatës. Gazetarët e akredituar janë të mirëpritur të ndjekin seancat publike dhe të përdorin qendrën për median për të punuar apo për të shkëmbyer mendime me gazetarë të tjerë. 

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar ndodhen në adresën: Raamweg 47, 2596 HN, Hagë.