Autoritetet kompetente të shtetit pritës kanë ulur së fundmi rrezikun nga KOVID-i në nivelin më të ulët. Kjo ndodh për shkak të programit të vaksinimit dhe imunitetit natyror nga infeksioni i mëhershëm. Ndërsa rreziku i lidhur me KOVID-in është ulur, ai nuk është zhdukur. Prandaj, personat që shfaqin simptoma të lidhura me KOVID-in ose që kanë një infeksion KOVID të konfirmuar luten të përmbahen nga vizitat në ambientet e DHSK-së/ZPS-së.