VIZITAT NË DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS

Dhomat e Specializuara të Kosovës mirëpresin vizitorët që dëshirojnë të ndjekin seancat publike nga galeria e sallës së gjyqit. Përveç kësaj, DHSK-ja u ofron studentëve dhe grupeve të tjera mundësinë të vizitojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe të mësojnë më tepër për mandatin dhe procedurat e tyre. Gazetarët e akredituar janë të mirëpritur të ndjekin seancat publike dhe të përdorin qendrën për median për të punuar ose për të shkëmbyer mendime me gazetarë të tjerë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë të vendosura në: Raamweg 47, 2596 HN, Den Haag.