Viti |
Përmbledhje |
Më shumë për disa nga veprimtaritë tona |
---|---|---|
2021 |
|
Shkurt 2021 – Ligjëratë në internet me studentët e drejtësisë nga Universiteti i Prishtinës |
2020 |
Ekipi i komunikimit dhe ndërgjegjësimit zhvilloi 23 veprimtari duke mbledhur 480 pjesëmarrës nga e gjithë Kosova, përfshirë shumë gazetarë, studentë dhe përfaqësues të OSHC-ve. Veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit u zhvendosën në internet në prill 2020, për shkak të KOVID-19. |
Dhjetor 2020 – Tryezë e rrumbullakët me OJQ-të e të drejtave të njeriut nga Beogradi |
Nëntor 2020 – Tryezë e rrumbullakët me gazetarët për të dhënë informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit gjyqësore të DHSK-së. |
||
Tetor 2020 – Kryetarja dhe Administratorja e DHSK-së marrin pjesë në një takim këshillimor me OJQ-të nga Kosova dhe Serbia |
||
Qershor 2020 – Ligjëratë me nxënësit e shkollës së mesme nga Pozharani |
||
Shkurt 2020 – Ligjëratë në AUK- Universiteti Amerikan i Prishtinës |
||
2019 |
780 persona morën pjesë në 30 veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi të organizuara nga DHSK-ja në të gjitha rajonet e Kosovës, si dhe në Beograd. |
Shtator 2019 – Përfaqësuesit e DHSK-së diskutojnë mandatin dhe veprimtaritë e Gjykatës në Prishtinë, Kaçanik dhe në rajonin e Gjilanit. |
Korrik 2019 – Seminari i dytë i OJQ-ve mbi programin e komunikimit dhe ndërgjegjësimit në Hagë. |
||
Shkurt 2019 – Vizitë e DHSK-së në kuadër të programit të komunikimit dhe ndërgjegjësimit në Prishtinë, Mitrovicë dhe Grabovc. |
||
Janar 2019 – DHSK-ja takohet me anëtarë të Odës së Avokatëve të Serbisë. |
||
2018 |
Ky vit shënoi fillimin e programit të komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së me krijimin e Rrjetit të Informimit të Gjykatës. DHSK-ja zhvilloi 28 veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi, duke u lidhur drejtpërdrejt me 500 pjesëmarrës nga Kosova dhe Serbia. |
Nëntor 2018 – Seminar për gazetarët kosovarë në Nuremberg, Gjermani. |
Qershor 2018 – DHSK-ja themelon Rrjetin e Informimit të Gjykatës me 15 OJQ nga Kosova dhe Serbia. |
||
Mars 2018 – Diskutim në panel në Prishtinë nga Zëvendësadministratori dhe një ndihmësjuriste e Dhomave. |
||
Mars 2018 Prezantimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në takimin me Rrjetin e Grave të Kosovës. |
||
2016-2017 |
Pak kohë pasi Gjykata filloi të funksionojë në vitin 2016, zyrtarët e saj të lartë dhe ekipi i sapoformuar i komunikimit dhe ndërgjegjësimit u lidhën me shumë organizata joqeveritare dhe të shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të ndërtonin një rrjet të fortë partnerësh dhe të hartonin programin e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. |
Nëntor 2017 – Kryetarja dhe Administratorja zhvillojnë një veprimtari informuese me shoqërinë civile në Prishtinë. |
Prill 2017 – Administratorja Donlon merr pjesë në Forumin për Transparencë në Drejtësi në Prishtinë. |
||
Korrik/Tetor 2016 – Vizitë në Kosovë e Administratores Donlon dhe shefes së Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun. |
||
Prill 2016 – Takimet e para këshillimore me shoqërinë civile në Kosovë të shefes së Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun. |