Që nga viti 2016, studentë dhe grupe të tjera mund të vizitojnë Gjykatën në kuadër të Programit për Vizita të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Gjatë këtyre vizitave, përfaqësues të Dhomave të Specializuara i informojnë vizitorët për mandatin dhe proceset gjyqësore të Gjykatës, u përgjigjen pyetjeve të vizitorëve dhe bëjnë diskutime. Nëse gjatë kohës së vizitës është duke u zhvilluar ndonjë seancë gjyqësore, grupet e vizitorëve kanë mundësinë të ndjekin pjesë të saj. Nëse nuk ka seancë gjyqësore, mund të organizohet vizitë e shkurtër e galerisë për publikun.  

Krahas vizitave në ndërtesën e Gjykatës, mund të organizohen edhe vizita virtuale përmes platformës së videolidhjes.

Që prej vitit 2016, në programin për vizita kanë marrë pjesë mbi 1925 studentë dhe vizitorë të tjerë nga më shumë se 93 universitete dhe institucione të tjera nga e gjithë bota.

Si organizohet një vizitë në grup

Grupet prej 10 deri në 50 persona mund të bëjnë kërkesë për vizitë duke kontaktuar ekipin për informim publik në adresën [email protected]  (lidhja hap email-in), të paktën katër javë paraprakisht.

Individët ose grupet me më pak se 10 persona mund të bëjnë kërkesë t’i bashkohen një grupi të organizuar, vizita e të cilit është planifikuar më herët. Për informacion në lidhje me vizitat e planifikuara dhe si mund të merrni pjesë në to, ju lutemi kontaktoni ekipin për informim publik në adresën [email protected].

Informacion të mëtejshëm për rregullat e sjelljes në mjediset e DHSK-së, mbërritjen dhe për procedurën e regjistrimit, mund të gjeni këtu dhe këtu.

Numri i vizitave në grupe në Dhomat e Specializuara të Kosovës brenda një jave është i kufizuar dhe andaj ju kërkojmë mirëkuptim.