Të gjithë të paraburgosurit kanë mundësi të arsyeshme për mbajtjen e marrëdhënieve personale me të tjerët. Përveç thirrjeve telefonike dhe letërkëmbimit me shkrim, ata mund të presin vizita nga të afërmit e ngushtë, anëtarë të tjerë të familjes dhe persona me të cilët kanë marrëdhënie personale prej më herët. Kujdes i veçantë i kushtohet organizimit të vizitave prej familjes në bazë të një procedure të thjeshtuar.

Administratorja ka autorizuar vizita përmes videolidhjes për t’u mundësuar të paraburgosurve mbajtjen e kontaktit me familjen. Informacion më të hollësishëm për procedurën në lidhje me vizitat përmes videolidhjes nga të afërm të ngushtë mund të gjeni këtu.

Sipas përkufizimit në Rregulloren e Paraburgimit, në të afërm të ngushtë përfshihen bashkëshortja/bashkëshorti, partnerja/partneri, prindërit, fëmija, fëmija i fëmijës, vëllai, motra (ku përfshihen edhe vëllezër e motra vetëm prej nënës ose babait dhe vëllezër e motra të gjetura), gjyshërit, dhëndri dhe nusja.

Informacion për vizitat nga anëtarë të familjes dhe vizitorë të tjerë personalë, si edhe lidhur me paraqitjen e kërkesës për lejë për vizitë dhe planifikimin e vizitës, do të gjeni në Udhëzuesin e Punës për Vizitat dhe Komunikimet dhe Udhëzimin për Procedurat e Vizitave nga Anëtarë të Familjes dhe Vizitorë të Tjerë Personalë. Informacion shtesë mund të gjeni këtu:

Të dhënat e kontaktit

Email[email protected] 

Adresa postare:
PI Haaglanden, Locatie Scheveningen
Kosovo Specialist Chambers / Detention Management Unit
EMRI I TË PARABURGOSURIT
Postbus/Postbox 87810
2508 DE, The Hague
The Netherlands

Adresa për vizita:
Pompstationsweg 32
2597 JW The Hague, Netherlands

Ju lutemi mbani parasysh që objekti i paraburgimit nuk ka vendparkim të posaçëm për vizitorë. Në afërsi të burgut  (PI Haaglanden) mund të gjeni vend për t’u parkuar, por mundësitë për parkim janë të kufizuara. Në objektin e paraburgimit arrihet lehtë me transport publik. (autobusët 22 dhe 23 të kompanisë së transportit publik HTM).

Përfaqësuesit konsullorë

Informacion për vizitat prej përfaqësuesve konsullorë mund të gjeni në Udhëzuesin e Punës për Vizitat dhe Komunikimet. Shefi i Njësisë së Paraburgimit me përfaqësuesin e miratuar organizojnë orarin dhe kohëzgjatjen e vizitave konsullore. Procedura në lidhje me vizitat përmes videolidhjes prej përfaqësuesve konsullorë përshkruhet këtu.