Zyra e Avokatit të Popullit:

  • Do t’ju dëgjojë. Ne do t’u përgjigjemi shqetësimeve tuaja dhe do t’ju trajtojmë me respekt.
  • Do ta shqyrtojë informacionin në mënyrë efikase. Ne do të sigurojmë që të keni besim në vendimet tona.
  • Do të punojë në mënyrë profesionale dhe të njerëzishme. Nga ne do të merrni pa vonesë informacione të sakta përkatëse.
  • Do të punojë tërë kohën me transparencë dhe ndershmëri. Ne do t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja në mënyrë sa më të plotë dhe do të sigurojmë që përgjigjet tona të jenë të thjeshta dhe të lehta për t’u kuptuar.
  • Do të mbrojë privatësinë tuaj. Ne do të mbajmë dokumentacion të saktë të kontakteve tuaja me ne dhe do t’i mbajmë dokumentet të sigurta.
  • Do t’i trajtojë të gjithë në mënyrë të barabartë. 
  • Do të jetë e qasshme. Ne do të jemi në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja.

 

Nëse dëshironi të na kontaktoni ju lutemi klikoni këtu.