Skip to main content
Back to the homepage
  • English
  • Shqip
  • Srpski
Subscribe to RSS
NA GJENI NË
  • Find us on Twitter
  • Find us on Youtube
  • Find us on Instagram
  • Ballina
  • Dhomat e Specializuara
  • ZPS
  • Çështjet Gjyqësore
  • Përfaqësimi juridik
  • Dokumente
  • Lajme/Media
  • Kontaktet
  • Kalendari
  • Prokurimet
  1. Shtëpia/
  2. /

Search

Choosing an option will reload the content of the page.
  • Blog items (1609)
  • Case (6)
  • Document (87)
  • Event (685)
  • FAQ page (3)
  • Gallery (3)
  • (-) Judge (29)
  • News (249)
  • Page (122)
  • Procurement (6)
  • Publication (21)
  • Slideshow (1)
  • Video (22)
  • Video Gallery (3)
  • Gjykatësja Ekaterina Trendafilova

    DATA E EMËRIMIT
    14 Dhjetor 2016
    -20
    Off
    Image
    Judge Ekaterina Trendafilova

    Caption

    Gjykatësja Ekaterina Trendafilova

  • Gjykatësi Çarls Smith III

    SHTETËSIA
    SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    Biografia

    Gjykatësi Çarls L. Smith, III punon që nga viti 2014 si gjykatës për ndërmjetësim dhe arbitrazh. Nga 2010 deri më 2013, ai ishte gjykatës i EULEX-it. Gjatë këtij mandati, u bë anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës nga viti 2011 deri më 2013, dhe u zgjodh nënkryetar dhe kryetar i kuvendit të gjykatësve të EULEX-it, përkatësisht për 2011-2012 dhe 2013. Më 1990, ai u emërua gjykatës qarku në Qarkun e Katërt Gjyqësor në shtetin Aioua (Iowa), ku gjatë periudhës 1996-2010, ishte kryegjykatës dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor të shtetit Aioua. Nga 1970 deri më 1989, ai kishte zyrën e vetë të avokatisë i specializuar për çështje penale dhe civile si dhe në të drejtën tregtare, tatimore dhe të trashëgimisë. Gjykatësi Smith III u diplomua si jurist nga Universiteti i Krejtënit (Creighton) në SHBA, më 1970. Ai fitoi të drejtën e ushtrimit të avokatisë në shtetin e Nevadës (Nevada), në qershor 1970 dhe në shtetin Aioua, në qershor 1971.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Kryegjykatës i Trupit Gjykues në çështjen Gucati dhe Haradinaj si dhe në çështjen Thaçi dhe të tjerët;

    Nënkryetar i Gjykatës nga data 29 prill 2020;

    Gjykatës i lartë në çështjet e apelimeve të punonjësve.

    -19
    Off
    Image
    Judge Charles Smith III

    Caption

    Gjykatësi Çarls Smith III

  • Gjykatësja Kristinë van den Vajngart

    SHTETËSIA
    BELGjikË
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    Biografia

    Gjykatësja Kristinë van den Vajngart (Belgjikë) ishte gjykatëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) nga viti 2009 deri më 2018. Më 17 shtator 2021, gjykatësja van den Vajngart u emërua si një ndër këshilltaret e posaçme të Prokurorit të GJPN-së. Nga viti 2003 deri më 2009, ajo ishte gjykatëse në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa gjatë periudhës 2000-2002 ishte gjykatëse ad hoc në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjatë viteve 1991-1998, shërbeu si nënkryetare e Komisionit për Reformën e Procedurës Penale në Belgjikë (Komisioni Franshimo (Franchimont)). Gjithashtu, ajo punoi si eksperte e Bashkimit Evropian në projekte të ndryshme të së drejtës penale. Gjatë periudhës 1985-2005, ajo ishte profesoreshë në Universitetin e Antverpenit. Ajo ishte studiuese e jashtme në Qendrën Lauterpaht (Lauterpacht) në Universitetin e Kembrixhit dhe që nga viti 2001, profesoreshë nderi në Universitetin e Stelenboshit (Stellenbosch). Gjykatësja Van den Vajngart është diplomuar si juriste dhe ka marrë doktoratën në të drejtën penale ndërkombëtare nga Universiteti i Brukselit (Belgjikë). Gjithashtu ajo ka marrë pesë doktorata nderi nga Upsala (Uppsala) në Suedi, nga Brukseli, Kejs Uestërn Rizërv (Case Western Reserve) në SHBA, nga Mastrihti dhe Universiteti i Stelenboshit në Afrikën Jugore. Ajo ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës penale, procedurës penale, të drejtës penale krahasuese dhe të drejtës penale ndërkombëtare.Në vitin 2019, Shoqata Ndërkombëtare e së Drejtës Penale i akordoi asaj çmimin “Jescheck” për kontributin e dhënë në fushën e drejtësisë penale ndërkombëtare. Gjithashtu, ajo është nderuar edhe me medaljen “Vespasian V. Pella”, e cila akordohet një herë në dhjetë vjet.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtarët e Panelit të Gjykatës Supreme – Kërkesat për Mbrojtje të Ligjshmërisë:

    Kadri Veseli (e parë; e dytë)

    Gucati dhe Haradinaj

    Salih Mustafa (i pari; i dyti; i treti)

     H. Shala

    Jakup Krasniqi

    -17
    Off
    Image
    Judge Christine van den Wyngaert

    Caption

    Gjykatësja Kristinë van den Vajngart

  • Gjykatësja Mishelë Pikar

    SHTETËSIA
    FRANCË
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    Biografia

    Gjykatësja Mishelë Pikar është gjykatëse e Gjykatës së Apelit në Paris që prej qershorit 2013. Nga 2008 deri më 2013, ajo ishte gjykatëse në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Nga 2007 deri më 2008, u emërua anëtare e Panelit Këshillues për Të drejtat e Njeriut në Kosovë dhe gjatë periudhës 1996-2003 ajo kryesoi Dhomën për Të drejtat e Njeriut në Bosnjë-Hercegovinë. Më 2005, ajo u emërua eksperte e pavarur për Gjendjen e Të drejtave të Njeriut në Uzbekistan. Ajo gjithashtu punoi për Këshillin e Evropës si eksperte për projekte të përafrimit të legjislacionit vendor me atë evropian për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë. Gjykatësja Pikar është e diplomuar si juriste nga Universiteti i Parisit. Më 1992, ajo kreu shkollën për gjykatës në Bordo (Bordeaux).

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Kryegjykatëse e Panelit të Gjykatës së Apelit në çështjet gjyqësore në vijim:

    Gucati dhe Haradinaj

    Salih Mustafa

     P. Shala. 

    Anëtare e Panelit të Gjykatës së Apelit në procedurat mbi apelet e ndërmjetme në çështje gjyqësore të ndryshme.

    -16
    Off
    Image
    Judge Michèle Picard

    Caption

    Gjykatësja Mishelë Pikar

  • Gjykatësi Tomas Laker

    SHTETËSIA
    GJERMANI
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    Biografia

    Gjykatësi Tomas Laker punoi si kryegjykatës i Gjykatës Administrative në Hamburg (Gjermani) nga 2005 deri më 2020. Para kësaj periudhe ai u dërgua në Ministrinë e Drejtësisë së Hamburgut (1992-1996), në Gjykatën Administrative të Apelit të Hamburgut (1999-2000) dhe në Gjykatën për Çështje të Sigurimeve Shoqërore të Hamburgut (2005). Ai ishte ndër gjykatësit e parë të emëruar të Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për Kontestimet Administrative, ku shërbeu në dy mandate si kryetar (2010-2011; 2013-2014). Aktualisht, ai është gjykatës në disa gjykata administrative të organizatave dhe agjencive ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore (që nga viti 2024), Këshillin e Evropës (që nga viti 2021), Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (që nga viti 2020) dhe kryesues i Panelit të Gjykatësve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (që nga viti 2016), si dhe kryesues i Panelit për Apele të Përbashkëta i Tribunalit Ndërkombëtar për të Drejtën Detare (që nga viti 2011). Gjykatësi Laker ka kaluar provimet shtetërore të së drejtës dhe mban gradën e doktorit të shkencave juridike nga Universiteti i Gëtingenit (Gjermani).

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Gjykatës në çështjet e apelimeve të punonjësve.

    -15
    Off
    Image
    Judge Thomas Laker

    Caption

    Gjykatësi Tomas Laker

  • Gjykatësi Emilio Gati

    SHTETËSIA
    Itali
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    Biografia

    Gjykatësi Emilio Gati (Itali) punon që nga viti 2010 si prokuror publik në gjykatën e qarkut në Gjenovë (Genova). Nga vitit 2001 deri më 2008 ka qenë gjykatës për çështje penale në qarkun e Gjenovës dhe gjatë periudhës 1985-2001 ka punuar fillimisht si gjykatës për çështje penale e më pas si prokuror publik në gjykatën e qarkut të Savonës. Nga 2008 deri më 2010, ai punoi për EULEX-in në Kosovë si gjykatës për çështje penale. Gjykatësi Gati është diplomuar si jurist në Universitetin e Gjenovës (Itali). Ai ka botuar gjerësisht në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare, të drejtës humanitare ndërkombëtare dhe të drejtës së trashëgimisë kulturore.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtare e Panelit të Gjykatës së Apelit në procedurat mbi apelet e ndërmjetme në çështje gjyqësore të ndryshme.

    -14
    Off
    Image
    Judge Emilio Gatti

    Caption

    Gjykatësi Emilio Gati

  • Gjykatësi Vidar Stensland

    SHTETËSIA
    Norvegji
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    Biografia

    Gjykatësi Vidar Stensland ka qenë gjykatës në Gjykatën e Apelit të Halogalandit (Haalogaland) në Tromsë (Tromsø) që nga viti 2001. Nga 2013 deri më 2016, ai punoi si gjykatës i EULEX-it, në gjykatën themelore të Mitrovicës. Nga 2007 deri më 2009, punoi si këshilltar ligjor dhe më pas si kreu i Misionit Këshillimor të Norvegjisë për Shtetin Ligjor në Gjeorgji. Nga 2004 deri më 2009, ishte anëtar i Komisionit për Rishikimin e Çështjeve Penale në Norvegji. Nga 2000-2001, ai punoi në zyrën e vetë të avokatisë. Gjatë periudhës 1985-1999, ai ka shërbyer në poste të ndryshme në Prokurorinë e Norvegjisë si kreu i departamentit për ndjekje penale/zëvendësshef i policisë, prokuror i lartë në Norvegjinë veriore dhe në Autoritetin Kombëtar të Norvegjisë për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve ekonomike dhe ambientale. Ai ka ligjëruar për të drejtën dhe procedurën penale, si edhe për të drejtat ndërkombëtare të njeriut në universitete të ndryshme në Norvegji dhe jashtë. Gjykatësi Stensland është diplomuar si jurist nga Universiteti i Oslos (Norvegji).

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Kryetar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së (mandati aktual ka nisurmë 1 qershor 2025).

    Kryegjykatës / Anëtar i Paneleve të Gjykatës Kushtetuese i caktuar për shqyrtimin e kërkesave referuese në çështjet gjyqësore në vijim:

    Kërkesat Referuese lidhur me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të DHSK-së (e parë; e tretë)

    Referime e Kryetares së Kuvendit të Kosovës

    Hashim Thaçi (e parë; e dytë)

    Kadri Veseli

    Jakup Krasniqi

    P. Shala (e parë; e dytë; e tretë)

    H. Shala

    Nasim Haradinajt

    Januzi dhe të tjerët

    Salih Mustafa (e parë; e dytë; e tretë).

    -13
    Off
    Image
    Judge Vidar Stensland

    Caption

    Gjykatësi Vidar Stensland

  • Gjykatësi Roland Dekers

    SHTETËSIA
    HOLANDË
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    Biografia

    Gjykatësi Roland Dekers shërben si gjykatës i lartë në Gjykatën e Apelit të Hertogenboshit ('s-Hertogenbosch ) nga viti 2017. Midis 2008 dhe 2017, shërbeu si gjykatës i lartë (nënkryetar) në Gjykatën e Apelit të Hagës, ku kryesoi seksionin për krime ndërkombëtare. Nga 2005 deri më 2008, gjykatësi Dekers punoi si gjykatës ndërkombëtar në Dhomën për Krimet e Luftës të Gjykatës Shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës në Sarajevë. Para kësaj periudhe, ai shërbeu si gjykatës në seksionin penal të Gjykatës së Apelit në Amsterdam (2002-2008) dhe gjatë viteve 2001-2002, në seksionin penal të gjykatës së qarkut të Rurmondit (Roermond). Gjatë periudhës 1997-2001, ai ishte gjykatës në Gjykatën e Përbashkët të Drejtësisë për Arubën dhe Antilet Holandeze. Gjatë periudhës 1992-1997, punoi në gjykatën e qarkut në Hagë, fillimisht si jurist i lartë e më pas si gjykatës. Para kësaj periudhe ka punuar si jurist për shoqëri tregtare dhe si hulumtues i të drejtës civile në Universitetin e Utrehtit. Gjykatësi Dekers ka qenë ligjërues i jashtëm i të drejtës penale ndërkombëtare dhe procedurës penale në disa universitete në Holandë. Ai gjithashtu ka qenë anëtar i komisionit këshillimor të fakultetit juridik të Universitetit të Mastrihtit dhe anëtar i regjistrit të ekspertëve të Seksionit për Çështje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.  Gjykatësi Dekers studioi për drejtësi në Universitetin e Utrehtit (Utrecht) dhe të Mastrihtit (Maastricht), në Holandë dhe u diplomua si jurist nga Universiteti i Mastrihtit.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtar i Trupave Gjykues në çështjet gjyqësore në vijim:

    Salih Mustafa

    Pjetër Shala

    Januzi dhe të tjerët

    Anëtar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së nga shkurti 2017 deri në shtator 2021.

    Anëtar i Paneleve të Gjykatës Kushtetuese i caktuar për shqyrtimin e kërkesave referuese në çështjet gjyqësore në vijim: 

    Referimet lidhur me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të DHSK-së (i pari; i dyti; i treti),

    -13
    Off
    Image
    Judge Roland Dekkers

    Caption

    Gjykatësi Roland Dekers

  • Gjykatësi Antonio Balsamo

    SHTETËSIA
    Itali
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    Biografia

    Gjykatësi Antonio Balsamo (Itali) u emërua kryetar i gjykatës së Palermos në korrik 2021. Ai gjithashtu shërbeu si profesor i të drejtës penale në fakultetin juridik të LUMSA-s në Palermo. Nga 2011 deri më 2018, ai ishte kryetar i gjykatës së qarkut në Kaltaniseta (Caltanissetta) dhe nga 2016 deri më 2018 zëvendësprokuror i përgjithshëm i Gjykatës Supreme të Kasacionit të Italisë. Nga 2007 deri më 2011, u vu në shërbim të Gjykatës Supreme të Kasacionit të Italisë si gjykatës, dhe nga 1992 deri më 2007 punoi si gjykatës në gjykatën e Palermos. Nga maji 2010 deri në maj 2012, gjykatësi Balsamo shërbeu si anëtar kryesues i Panelit Shqyrtues të EULEX-it për Të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Ai mori pjesë si ekspert dhe konsulent në projektet e BE-së për reformën e Kodit Penal të Bullgarisë, themelimin e Zyrës së Prokurorit Publik në IRJM për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore në Turqi. Ai ka qenë anëtar i komisioneve dhe paneleve të ndryshme gjyqësore në Itali. Gjykatësi Balsamo është diplomuar si jurist në Universitetin e Palermos (Itali) ku edhe u specializua për të drejtën e administrimit rajonal dhe lokal. Më 1991, ai u emërua praktikant për gjykatës. Ai ka botime të shumta për tema të ndryshme për të drejtën penale dhe mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së nga shkurti 2017 deri më 2 dhjetor 2024.

    Anëtar i Paneleve të Gjykatës Kushtetuese i caktuar për shqyrtimin e kërkesave referuese në çështjet gjyqësore në vijim:

    Referimin e e Kryetares së Kuvendit të Kosovës

    Referimet lidhur me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të DHSK-së (i pari; i dyti; i treti).

    -12
    Off
    Image
    Judge Antonio Balsamo

    Caption

    Gjykatësi Antonio Balsamo

  • Gjykatësi Kai Ambos

    SHTETËSIA
    GJERMANI
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    Biografia

    Gjykatësi Kai Ambos ka qenë kreu i katedrës për të drejtën penale ndërkombëtare dhe profesor i të drejtës penale, procedurës penale, të drejtës krahasuese dhe të drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin e Gëtingenit (Göttingen) në Gjermani që nga maji 2003.  Më 2013, ai u emërua drejtor i Qendrës Studimore për Të drejtën dhe Procedurën Penale të Amerikës Latine (CEDPAL) në Universitetin e Gëtingenit. Gjithashtu ai ka punuar si avokat i mbrojtjes dhe konsulent në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Që nga marsi 2006, gjykatësi Ambos ka punuar si gjykatës i përkohshëm në Gjykatën Provinciale të Saksonisë së Poshtme në Gëtingen prej së cilës u delegua në Gjykatën e Apelit të Braunshvajgut (Braunschweig) për vitin 2015. Gjykatësi Ambos ka kryer studimet për jurisprudencë dhe shkenca politike në universitetin e Frajburgut në Brajzgau (Freiburg im Breisgau) në Gjermani, dhe në atë të Oksfordit (Britani e Madhe), e Mynihut (Gjermani). Më 1990 kaloi provimin e parë shtetëror dhe më 1994 provimin e dytë shtetëror që i mundësoi ushtrimin e profesionit të avokatit. Më 1992, gjykatësi Ambos u doktorua dhe më 2001 fitoi aftësimin profesional si ligjërues universitar (të dyja nga Universiteti i Mynihut). Ai ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës dhe procedurës penale, të drejtës krahasuese dhe të drejtës penale ndërkombëtare.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtar i Panelit të Gjykatës së Apelit në çështjet gjyqësore në vijim:

    Gucati dhe Haradinaj

    Mustafa

    P. Shala

    Anëtar i Panelit të Gjykatës së Apelit në procedurat mbi apelet e ndërmjetme në çështje gjyqësore të ndryshme.

    -11
    Off
    Image
    Judge Kai Ambos

    Caption

    Gjykatësi Kai Ambos 

  • Current page 1
  • Go to page 2
  • Go to page 3
  • Shko tek faqja në vazhdim Next ›
  • Shko tek faqja e fundit Last »
© 2026 Kosovo Specialist Chambers & Specialist Prosecutor's Office
  • Komente të vizitorëve të faqes së internetit
  • Kontaktet
  • Njoftim Ligjor
  • Cookie-t
  • Njoftim për Privatësinë