-
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: publikohet kalendari i gjykatës për periudhën korrik-shtator 2025 Pas vendimit më të fundit mbi caktimin e orarit, të lëshuar sot nga Trupi Gjykues, orari i gjykatës në gjykimin Thaçi dhe të tjerët, që mbulon periudhën nga …
-
Informim i DHSK-së për median - 14:30
Informim i DHSK-së për median - 14:30 Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj, si dhe emërtimin e medias, në [email protected] . Afati i fundit për … -
Informimi javor për median më 3 korrik: transkripti
Informimi javor për median më 3 korrik: transkripti Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu . Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip E enjte 3 Korrik, 2025 15:45 Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i … -
Gjykatësja Ekaterina Trendafilova
-
Gjykatësi Çarls Smith III
SHTETËSIASHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËSDATA E EMËRIMIT07 Shkurt 2017Biografia
Gjykatësi Çarls L. Smith, III punon që nga viti 2014 si gjykatës për ndërmjetësim dhe arbitrazh. Nga 2010 deri më 2013, ai ishte gjykatës i EULEX-it. Gjatë këtij mandati, u bë anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës nga viti 2011 deri më 2013, dhe u zgjodh nënkryetar dhe kryetar i kuvendit të gjykatësve të EULEX-it, përkatësisht për 2011-2012 dhe 2013. Më 1990, ai u emërua gjykatës qarku në Qarkun e Katërt Gjyqësor në shtetin Aioua (Iowa), ku gjatë periudhës 1996-2010, ishte kryegjykatës dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor të shtetit Aioua. Nga 1970 deri më 1989, ai kishte zyrën e vetë të avokatisë i specializuar për çështje penale dhe civile si dhe në të drejtën tregtare, tatimore dhe të trashëgimisë. Gjykatësi Smith III u diplomua si jurist nga Universiteti i Krejtënit (Creighton) në SHBA, më 1970. Ai fitoi të drejtën e ushtrimit të avokatisë në shtetin e Nevadës (Nevada), në qershor 1970 dhe në shtetin Aioua, në qershor 1971.
ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK
Kryegjykatës i Trupit Gjykues në çështjen Gucati dhe Haradinaj si dhe në çështjen Thaçi dhe të tjerët;
Nënkryetar i Gjykatës nga data 29 prill 2020;
Gjykatës i lartë në çështjet e apelimeve të punonjësve.
OffImage
Caption
Gjykatësi Çarls Smith III
-
Gjykatësja Kristinë van den Vajngart
SHTETËSIABELGjikËDATA E EMËRIMIT07 Shkurt 2017Biografia
Gjykatësja Kristinë van den Vajngart (Belgjikë) ishte gjykatëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) nga viti 2009 deri më 2018. Më 17 shtator 2021, gjykatësja van den Vajngart u emërua si një ndër këshilltaret e posaçme të Prokurorit të GJPN-së. Nga viti 2003 deri më 2009, ajo ishte gjykatëse në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa gjatë periudhës 2000-2002 ishte gjykatëse ad hoc në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjatë viteve 1991-1998, shërbeu si nënkryetare e Komisionit për Reformën e Procedurës Penale në Belgjikë (Komisioni Franshimo (Franchimont)). Gjithashtu, ajo punoi si eksperte e Bashkimit Evropian në projekte të ndryshme të së drejtës penale. Gjatë periudhës 1985-2005, ajo ishte profesoreshë në Universitetin e Antverpenit. Ajo ishte studiuese e jashtme në Qendrën Lauterpaht (Lauterpacht) në Universitetin e Kembrixhit dhe që nga viti 2001, profesoreshë nderi në Universitetin e Stelenboshit (Stellenbosch). Gjykatësja Van den Vajngart është diplomuar si juriste dhe ka marrë doktoratën në të drejtën penale ndërkombëtare nga Universiteti i Brukselit (Belgjikë). Gjithashtu ajo ka marrë pesë doktorata nderi nga Upsala (Uppsala) në Suedi, nga Brukseli, Kejs Uestërn Rizërv (Case Western Reserve) në SHBA, nga Mastrihti dhe Universiteti i Stelenboshit në Afrikën Jugore. Ajo ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës penale, procedurës penale, të drejtës penale krahasuese dhe të drejtës penale ndërkombëtare.Në vitin 2019, Shoqata Ndërkombëtare e së Drejtës Penale i akordoi asaj çmimin “Jescheck” për kontributin e dhënë në fushën e drejtësisë penale ndërkombëtare. Gjithashtu, ajo është nderuar edhe me medaljen “Vespasian V. Pella”, e cila akordohet një herë në dhjetë vjet.
ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK
OffImage
Caption
Gjykatësja Kristinë van den Vajngart
-
Gjykatësja Mishelë Pikar
SHTETËSIAFRANCËDATA E EMËRIMIT07 Shkurt 2017Biografia
Gjykatësja Mishelë Pikar është gjykatëse e Gjykatës së Apelit në Paris që prej qershorit 2013. Nga 2008 deri më 2013, ajo ishte gjykatëse në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Nga 2007 deri më 2008, u emërua anëtare e Panelit Këshillues për Të drejtat e Njeriut në Kosovë dhe gjatë periudhës 1996-2003 ajo kryesoi Dhomën për Të drejtat e Njeriut në Bosnjë-Hercegovinë. Më 2005, ajo u emërua eksperte e pavarur për Gjendjen e Të drejtave të Njeriut në Uzbekistan. Ajo gjithashtu punoi për Këshillin e Evropës si eksperte për projekte të përafrimit të legjislacionit vendor me atë evropian për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë. Gjykatësja Pikar është e diplomuar si juriste nga Universiteti i Parisit. Më 1992, ajo kreu shkollën për gjykatës në Bordo (Bordeaux).
ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK
Kryegjykatëse e Panelit të Gjykatës së Apelit në çështjet gjyqësore në vijim:
Anëtare e Panelit të Gjykatës së Apelit në procedurat mbi apelet e ndërmjetme në çështje gjyqësore të ndryshme.
OffImage
Caption
Gjykatësja Mishelë Pikar
-
Gjykatësi Tomas Laker
SHTETËSIAGJERMANIDATA E EMËRIMIT07 Shkurt 2017Biografia
Gjykatësi Tomas Laker punoi si kryegjykatës i Gjykatës Administrative në Hamburg (Gjermani) nga 2005 deri më 2020. Para kësaj periudhe ai u dërgua në Ministrinë e Drejtësisë së Hamburgut (1992-1996), në Gjykatën Administrative të Apelit të Hamburgut (1999-2000) dhe në Gjykatën për Çështje të Sigurimeve Shoqërore të Hamburgut (2005). Ai ishte ndër gjykatësit e parë të emëruar të Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për Kontestimet Administrative, ku shërbeu në dy mandate si kryetar (2010-2011; 2013-2014). Aktualisht, ai është gjykatës në disa gjykata administrative të organizatave dhe agjencive ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore (që nga viti 2024), Këshillin e Evropës (që nga viti 2021), Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (që nga viti 2020) dhe kryesues i Panelit të Gjykatësve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (që nga viti 2016), si dhe kryesues i Panelit për Apele të Përbashkëta i Tribunalit Ndërkombëtar për të Drejtën Detare (që nga viti 2011). Gjykatësi Laker ka kaluar provimet shtetërore të së drejtës dhe mban gradën e doktorit të shkencave juridike nga Universiteti i Gëtingenit (Gjermani).
ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK
Gjykatës në çështjet e apelimeve të punonjësve.
OffImage
Caption
Gjykatësi Tomas Laker
-
Gjykatësi Emilio Gati
SHTETËSIAItaliDATA E EMËRIMIT07 Shkurt 2017Biografia
Gjykatësi Emilio Gati (Itali) punon që nga viti 2010 si prokuror publik në gjykatën e qarkut në Gjenovë (Genova). Nga vitit 2001 deri më 2008 ka qenë gjykatës për çështje penale në qarkun e Gjenovës dhe gjatë periudhës 1985-2001 ka punuar fillimisht si gjykatës për çështje penale e më pas si prokuror publik në gjykatën e qarkut të Savonës. Nga 2008 deri më 2010, ai punoi për EULEX-in në Kosovë si gjykatës për çështje penale. Gjykatësi Gati është diplomuar si jurist në Universitetin e Gjenovës (Itali). Ai ka botuar gjerësisht në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare, të drejtës humanitare ndërkombëtare dhe të drejtës së trashëgimisë kulturore.
ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK
Anëtare e Panelit të Gjykatës së Apelit në procedurat mbi apelet e ndërmjetme në çështje gjyqësore të ndryshme.
OffImage
Caption
Gjykatësi Emilio Gati
-
Gjykatësi Vidar Stensland
SHTETËSIANorvegjiDATA E EMËRIMIT07 Shkurt 2017Biografia
Gjykatësi Vidar Stensland ka qenë gjykatës në Gjykatën e Apelit të Halogalandit (Haalogaland) në Tromsë (Tromsø) që nga viti 2001. Nga 2013 deri më 2016, ai punoi si gjykatës i EULEX-it, në gjykatën themelore të Mitrovicës. Nga 2007 deri më 2009, punoi si këshilltar ligjor dhe më pas si kreu i Misionit Këshillimor të Norvegjisë për Shtetin Ligjor në Gjeorgji. Nga 2004 deri më 2009, ishte anëtar i Komisionit për Rishikimin e Çështjeve Penale në Norvegji. Nga 2000-2001, ai punoi në zyrën e vetë të avokatisë. Gjatë periudhës 1985-1999, ai ka shërbyer në poste të ndryshme në Prokurorinë e Norvegjisë si kreu i departamentit për ndjekje penale/zëvendësshef i policisë, prokuror i lartë në Norvegjinë veriore dhe në Autoritetin Kombëtar të Norvegjisë për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve ekonomike dhe ambientale. Ai ka ligjëruar për të drejtën dhe procedurën penale, si edhe për të drejtat ndërkombëtare të njeriut në universitete të ndryshme në Norvegji dhe jashtë. Gjykatësi Stensland është diplomuar si jurist nga Universiteti i Oslos (Norvegji).
ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK
Kryetar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së (mandati aktual ka nisurmë 1 qershor 2025).
Kryegjykatës / Anëtar i Paneleve të Gjykatës Kushtetuese i caktuar për shqyrtimin e kërkesave referuese në çështjet gjyqësore në vijim:
Kërkesat Referuese lidhur me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të DHSK-së (e parë; e tretë)
Referime e Kryetares së Kuvendit të Kosovës
Hashim Thaçi (e parë; e dytë; e tretë)
OffImage
Caption
Gjykatësi Vidar Stensland