Skip to main content
Back to the homepage
  • English
  • Shqip
  • Srpski
Subscribe to RSS
NA GJENI NË
  • Find us on Twitter
  • Find us on Youtube
  • Find us on Instagram
  • Ballina
  • Dhomat e Specializuara
  • ZPS
  • Çështjet Gjyqësore
  • Përfaqësimi juridik
  • Dokumente
  • Lajme/Media
  • Kontaktet
  • Kalendari
  • Prokurimet
  1. Shtëpia/
  2. /

Search

Choosing an option will reload the content of the page.
  • Blog items (1609)
  • Case (6)
  • Document (87)
  • Event (685)
  • FAQ page (3)
  • Gallery (3)
  • (-) Judge (29)
  • News (249)
  • Page (122)
  • Procurement (6)
  • Publication (21)
  • Slideshow (1)
  • Video (22)
  • Video Gallery (3)
  • Gjykatësja Mapi Feld-Folia

    SHTETËSIA
    HOLANDË
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    Biografia

    Gjykatësja Mapi Feld-Folia punon si gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Hagë që nga viti 2010, ku është anëtare e Dhomave për Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Krimeve Ndërkombëtare. Prej vitit 2006, ajo punoi si gjykatëse në gjykatën e shkallës së parë të Hagës, në çështje të së drejtës penale (ndërkombëtare) dhe ekstradimit. Nga 1997 deri më 2005, ajo punoi në departamentin e të drejtës penale të zyrës shkencore të Gjykatës Supreme të Holandës. Gjatë kësaj periudhe, më 2001, ajo gjithashtu u caktua në Ministrinë e Punëve të Jashtme si përfaqësuese zëvendësuese në Gjykatën Evropiane për Të drejtat e Njeriut. Ajo ka qenë mësimdhënëse e të drejtës dhe procedurës penale si edhe e të drejtës penale evropiane në Universitetin e Tilburgut dhe në Universitetin e Erasmusit në Roterdam (Holandë). Gjykatësja Feld-Folia është diplomuar për drejtësi nga Universiteti i Tilburgut dhe ka një diplomë pasuniversitare nga Universiteti i Lirë i Brukselit (Belgjikë). Ajo u doktorua për të drejtat e njeriut dhe procedurën penale nga Universiteti i Tilburgut. Ajo ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës dhe procedurës penale si edhe të së drejtës penale evropiane dhe ka ligjëruar për të drejtën evropiane, trafikimin e qenieve njerëzore dhe të drejtën (procedurale) penale.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Kryegjykatëse e Trupave Gjykues në çështjet gjyqësore në vijim:

    Salih Mustafa

    Pjetër Shala

    Januzi dhe të tjerët

    -10
    Off
    Image
    Judge Mappie Veldt-Foglia

    Caption

    Gjykatësja Mapi Feld-Folia

  • Gjykatësi Kristof Barte

    SHTETËSIA
    GJERMANI
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    Biografia

    Gjykatësi Kristof Barte (Gjermani) është prokuror publik në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Gjermani që nga viti 2010, ku është specializuar në procedimin penal të krimeve të luftës dhe gjenocidit. Gjatë periudhës 2009-2010, ai ishte prokuror publik në Mynih, i ngarkuar me çështje të së drejtës ambientale dhe të drejtës së përgjithshme penale. Më 2008-2009, punoi si gjykatës në një gjykatë lokale në Rozenhaim (Rosenheim) në Gjermani, ku kreu detyrën e gjykatësit hetimor dhe të gjykatësit të trupit gjykues. Nga 2005 deri më 2007 punoi si prokuror publik në Traunshtain (Traunstein). Gjatë periudhës 2004-2005, punoi si bashkëpunëtor shkencor pasuniversitar në Universitetin e Gëtingenit, në Gjermani. Nga 2002 deri më 2003 ishte gjykatës në gjykatën e qarkut në Bon dhe gjatë viteve 2001-2002 ishte avokat në profesion të lirë. Gjykatësi Barte kreu studimet juridike në Universitetin e Bonit dhe atë të Lajdenit (Leiden) në Holandë. Ai u diplomua si jurist nga Universiteti i Bonit (Gjermani) dhe u doktorua për të drejtën penale ndërkombëtare në Universitetin e Gëtingenit. Gjithashtu ai është ligjërues i jashtëm në të drejtën dhe procedurën penale, të drejtën penale ndërkombëtare dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare ndër të tjera në Rrjetin Evropian për Trajnimin Gjyqësor (EJTN) dhe në Akademinë Gjyqësore të Gjermanisë. Ai ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare dhe vendore.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtar i Trupave Gjykues në çështjet gjyqësore në vijim:

    Gucati dhe Haradinaj

    Thaçi dhe të tjerët

    -8
    Off
    Image
    Judge Christoph Barthe

    Caption

    Gjykatësi Kristof Barte

  • Gjykatësi Vladimir Mikula

    SHTETËSIA
    ÇEKIA
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    Biografia

    Nga 2011 deri më 2017 gjykatësi Vladimir Mikula ishte gjykatës i EULEX-it. Gjithashtu, ai ka qenë gjykatës në rajonin e Bohemisë Veriore në Republikën Çeke që prej vitit 2007. Më herët ka punuar edhe si këshilltar ligjor i institucioneve financiare në Pragë. Gjykatësi Mikula është diplomuar si jurist në Universitetin e Pragës (Republika Çeke).

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtar i Trupave Gjykues (Gjykatës Rezervë) në çështjet gjyqësore në vijim:

    Salih Mustafa

    Pjetër Shala

    Januzi dhe të tjerët

    -8
    Off
    Image
    Judge Vladimir Mikula

    Caption

    Gjykatësi Vladimir Mikula

  • Gjykatësi Genël Metro

    SHTETËSIA
    ZVICËR
    DATA E EMËRIMIT
    07 Shkurt 2017

    Biografia

    Gjykatësi Genël Metro ka shërbyer si këshilltar për shtete, individë dhe OJQ të ndryshme në kuadër të proceseve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe në lidhje me hetime e procedime penale të krimeve ndërkombëtare. Gjykatësi Metro ka punuar si avokat mbrojtës dhe konsulent në çështje të njohura për krime lufte dhe terrorizëm në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Tribunalin Special për Libanin, Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatat e Kamboxhias dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Gjykatësi Metro ka qenë kryesues dhe anëtar i Panelit të EULEX-it për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut. Ai është profesor i jashtëm në Qendrën Irlandeze për të Drejtat e Njeriut (Universiteti Kombëtar i Irlandës, Galway) dhe profesor i ftuar në Universitetin e Friburgut (Fribourg) Zvicër. Gjykatësi Metro është i diplomuar si jurist në Universitetin e Lozanës (Lausanne) në Zvicër, është magjistruar në të drejtën ndërkombëtare nga Kolegji Universitar në Londër dhe është doktoruar në Universitetin për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës. Ai ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtar i Trupave Gjykues në çështjet gjyqësore në vijim:

    Gucati dhe Haradinaj

    Thaçi dhe të tjerët.

    -7
    Off
    Image
    Judge Guénaël Mettraux

    Caption

    Gjykatësi Genël Metro

  • Gjykatësi Rumen Nenkov

    SHTETËSIA
    Bullgari
    DATA E EMËRIMIT
    22 Shtator 2020

    Biografia

    Gjykatësi Rumen H. Nenkov (Bullgari) ka shërbyer si gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Bullgarisë nga viti 2009 deri në vitin 2018. Para kësaj, ka shërbyer si gjykatës në Gjykatën Supreme të Kasacionit (1992-2009), ka kryer detyrën e zëvendëskryetarit të Gjykatës dhe të shefit të Kolegjit Penal të tij. Ai e filloi karrierën e tij gjyqësore si gjykatës i ulët në Gjykatën e Qytetit të Sofjes (1980-1983) dhe vazhdoi si gjykatës në Gjykatën Rajonale të Sofjes (1984-1989) dhe si gjykatës i lartë dhe zëvendëskryetar në Gjykatën e Qytetit të Sofjes (1991-1992). Në vitin 1990, gjykatësi Nenkov ka kryer detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë të Bullgarisë. Gjykatës Nenkov është diplomuar në Universitetin e Sofjes. Ai është anëtar i Shoqatës së Shkencëtarëve Bullgarë dhe ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtës penale, procedurave penale dhe mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Si ekspert, ai është përfshirë në projekte të BE-së të lidhura me reformat gjyqësore në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në projekte të trajnimit të OKB-së për gjykatësit penalë në Kazakistan.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtar i Paneleve të Gjykatës Kushtetuese i caktuar për shqyrtimin e kërkesave referuese në çështjet gjyqësore në vijim: 

    Referimet e Kryetares së Kuvendit të Kosovës

    Hashim Thaçi

    Kadri Veseli

    Jakup Krasniqi

    Pjetër Shala (i pari; i dyti; i treti)

    Nasim Haradinaj

    Januzi dhe të tjerët

    Salih Mustafa (i pari; i dyti).

    -6
    Off
    Image
    Judge Roumen Nenkov

    Caption

    Gjykatësi Rumen Nenkov

  • Gjykatësi Zhilber Biti

    SHTETËSIA
    FRANCË
    DATA E EMËRIMIT
    22 Shtator 2020

    Biografia

    Gjykatësi Zhilber Biti punon si këshilltar i lartë juridik në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN) Seksioni i Procedurës Paraprake (2005-aktualisht). Ai gjithashtu ka punuar si shef i Seksionit të Pjesëmarrjes së Viktimave dhe Dëmshpërblimeve në GJPN dhe zëvendësshef i Seksionit Këshillimor Juridik në Zyrën e Prokurorit të GJPN-së (2004-2005). Ka qenë përfaqësuesi juridik i qeverisë së Francës para Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut (1993-2001) dhe anëtar i delegacionit francez gjatë negociatave të Statutit të Romës dhe të Rregullores së Procedurës dhe Provave të GJPN-së. Nga viti 1991 deri në vitin 1993, gjykatës Biti ka qenë ndihmësprofesor në Universitetin e Parisit II (Pantheon Assas, Francë). Gjykatës Biti vazhdon të ligjërojë në një numër universitetesh në Francë (Lille dhe Paris) dhe Spanjë (Barcelonë). Gjykatës Biti ka botuar gjerësisht në fushat e të drejtës penale ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut në gjuhën angleze, franceze dhe spanjolle. Gjykatës Biti është anëtar i Bordit Këshillues për Qendrën për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Politikë (CILRAP). Gjykatës Biti është i diplomuar në shkenca juridike (magjistër me specializim në karriera në gjyqësi dhe DEA – diplôme d’études approfondies – në të drejtën penale) nga Universiteti i Parisit II (Pantheon-Assas, Francë).

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtar i Trupave Gjykues në çështjet gjyqësore në vijim:

    Salih Mustafa

    Pjetër Shala

    Januzi dhe të tjerët

    Gjykatësi i Vetëm që po mbikëqyr zbatimin e Urdhrit për Zhdëmtim në çështjen Salih Mustafa.

    -5
    Off
    Image
    Judge Gilbert Bitti

    Caption

    Gjykatësi Zhilber Biti

  • Gjykatësi Daniel Fransen

    SHTETËSIA
    BELGjikË
    DATA E EMËRIMIT
    22 Shtator 2020

    Biografia

    Gjykatësi Daniel Fransen punon si gjykatës në Tribunalin Special për Libanin që nga viti 2009. Para kësaj, ai ka shërbyer si gjykatës hetues në Tribunalin e Shkallës së Parë in Bruksel (1998 deri 2009), duke punuar, ndër të tjera në rastet terroriste, shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut. Para kësaj, gjykatësi Fransen ka punuar si avokat mbrojtës dhe si jurist në shërbimin civil nga viti 1989 deri më 1995. Gjykatës Fransen ka diplomë nga Université Catholique de Louvain (Belgjikë) dhe ka qenë anëtar i shoqatës së avokatëve të Brukselit.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtar e Panelit të Gjykatës Supreme – Kërkesat për Mbrojtje të Ligjshmërisë:

    Gucati dhe Haradinaj

    Salih Mustafa (i pari; i dyti; i treti)

    H. Shala

    P. Shala

    Kadri Veseli

    Jakup Krasniqi

    -4
    Off
    Image
    Judge Daniel Fransen

    Caption

    Gjykatësi Daniel Fransen

  • Gjykatësja Romina Inkuti

    SHTETËSIA
    Itali
    DATA E EMËRIMIT
    22 Shtator 2020

    Biografia

    Nga 2018 deri 2021, gjykatësja Romina Inkuti ka shërbyer si gjykatëse në Gjykatën e Përgjimit të Romës. Më herët, ajo ka shërbyer si këshilltare juridike në ambasadën italiane në Uashington DC (2016-2018), si këshilltare juridike në Zyrën e Agjentit të Qeverisë Italiane para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si këshilltare juridike në Shërbimin e Çështjeve Juridike, Kontesteve Diplomatike dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare (2012-2016), dhe si këshilltare e gjykatësve në Drejtorinë e Përgjithshme të Drejtësisë Penale në Ministrinë e Drejtësisë të Italisë (2010-2012). Para kësaj, gjykatëse Inkuti ka shërbyer si gjykatëse në Gjykatën Penale në Romë (1996-1997 dhe 2000-2010) dhe si Prokurore Publike në Sicili (1997-2000). Gjithashtu, ajo ka shërbyer në poste të shumta, ndër të tjera si koordinatore kombëtare e Eurojust-it dhe koordinatore kombëtare e Rrjetit Gjyqësor Evropian (2010-2012); eksperte kombëtare në projektin pilot për rishikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (KKBKON), si edhe poste të tjera. Ajo është instruktore dhe lektore universitare e së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ka botuar në lidhje me temat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të terrorizmit.

    Gjykatëse Inkuti është diplomuar në drejtësi dhe mban titullin e magjistrit të drejtësisë si dhe të magjistrit në studime të avancuara në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe konfliktit të armatosur.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtare e Paneleve të Gjykatës Kushtetuese e caktuar për shqyrtimin e kërkesave referuese në çështjet gjyqësore në vijim:

    Hashim Thaçi (i pari; i dyti)

    Kadri Veseli

    Jakup Krasniqi

    P. Shala (i pari; i dyti; i treti)

    Nasim Haradinaj

    Januzi dhe të tjerët

    Salih Mustafa

    H. Shala

    -3
    Off
    Image
    Judge Romina Incutti

    Caption

    Gjykatësja Romina Inkuti

  • Gjykatësi Fergal Gejnor

    SHTETËSIA
    IRLANDË
    DATA E EMËRIMIT
    22 Shtator 2020

    Biografia

    Gjykatësi Fergal M. Gejnor punon si bashkëprokuror ndërkombëtar rezervë në Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatën e Kamboxhias (ECCC) dhe përfaqëson viktimat në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Ai gjithashtu ka shërbyer si ndihmësprokuror i lartë në ECCC nga viti 2015 deri në vitin 2016 dhe si avokat për prokurorinë në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ruandën dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë nga viti 2001 deri në vitin 2013. Gjykatës Gejnor është diplomuar në Trinity College Dublin (Irlandë) dhe si magjistër në filozofi në Universitetin e Kembrixhit (MB). Ai është anëtar i Shoqatës së Avokatëve të Irlandës.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtar i Trupave Gjykues (Gjykatës Rezervë) në çështjet gjyqësore në vijim:

    Gucati dhe Haradinaj

    Thaçi dhe të tjerët

    -2
    Off
    Image
    Judge Fergal Gaynor

    Caption

    Gjykatësi Fergal Gejnor

  • Gjykatësja Nina Jorgensen

    SHTETËSIA
    Norvegji
    DATA E EMËRIMIT
    22 Shtator 2020

    Biografia

    Gjykatësja Nina H. B. Jorgensen është profesore e të drejtës publike ndërkombëtare në Universitetin e Southamptonit që nga viti 2019 dhe ishte zëvendësdekane e Fakultetit Juridik (hulumtim) nga viti 2019 deri më 2021. Para kësaj ajo ka qenë profesore e të drejtës (2014-2018) dhe ndihmësprofesore e të drejtës (2010-2014) në Universitetin Kinez të Hong Kongut. Nga viti 2001 deri 2010, ajo ka punuar në detyra të ndryshme në Gjykatën Speciale për Sierra Leonen, ndër të cilat edhe si juriste e lartë për apelet dhe këshilltare e lartë juridike për Zyrën e Prokurorit, si dhe në Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatën e Kamboxhias, dhe në Tribunalët Penalë Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën. Ajo gjithashtu ka punuar për Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut në Varshavë si këshilltare juridike për Tolerancë dhe Mosdiskriminim. Ajo gjithashtu ka këshilluar OKB-në dhe organizatat joqeveritare për çështje të lidhura me të drejtën penale ndërkombëtare. Gjykatëse Jorgensen ka gradën doktor i shkencave prej Universitetit të Oksfordit dhe është diplomuar në Universitetin e Bristolit (MB). Ajo është pranuar në Shoqatën e Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (Gray's Inn) në vitin 1999 dhe e ka licencën si avokat. Ajo ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare dhe të drejtës procedurale procedurave.

    ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

    Anëtare e Panelit të Gjykatës së Apelit në çështjet gjyqësore në vijim:

    Gucati dhe Haradinaj

    Salih Mustafa

    P. Shala. 

    Anëtare e Panelit të Gjykatës së Apelit në procedurat mbi apelet e ndërmjetme në çështje gjyqësore të ndryshme.

    -1
    Off
    Image
    Judge Nina Jørgensen

    Caption

    Gjykatësja Nina H. B. Jorgensen

  • Shko tek faqja e parë « First
  • Shko tek faqja paraardhëse ‹ Previous
  • Go to page 1
  • Current page 2
  • Go to page 3
  • Shko tek faqja në vazhdim Next ›
  • Shko tek faqja e fundit Last »
© 2026 Kosovo Specialist Chambers & Specialist Prosecutor's Office
  • Komente të vizitorëve të faqes së internetit
  • Kontaktet
  • Njoftim Ligjor
  • Cookie-t
  • Njoftim për Privatësinë